12/25/2025 4:12:09 PM

Southgate ‘duartroket’ lojtarët: Përgjigja ndaj golit të pranuar ishte e jashtëzakonshme

Duhet të lexoni

Përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, pas barazimit të djeshëm ndaj Gjermanisë mendon se pika e fituar në ‘Allianz Arena’ kishte qenë plotësisht e merituar, transmeton Gazeta Metro.


Kombëtarja e Anglisë pas humbjes befasuese ndaj Hungarisë të dielën, arriti mbrëmë të marr një pikë mjaft të vlefshme ndaj Gjermanisë. Golin e vetëm për ‘Tre Luanët’ e realizoi sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, nga penalltia në minutën e 88’të.

Southgate pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij kishte luajtur mirë, marrë parasysh edhe faktin se kishin udhëtuar për t’u përballur me një nga Kombëtaret më të forta në botë.

”Mendoj se kemi luajtur mirë, kemi ardhur në një nga vendet më të vështira për të luajtur dhe e kemi mbajtur veten tonë mjaft mirë. Në pjesën e parë mendova se loja ishte në të mirën tonë, por ne zhgënjyem me pasimet e bëra dhe kjo duhet rregulluar,” tha Southgate.

Ndër të tjera 51-vjeçari shtoi se kundërpërgjigja e anglezëve pas golit të pranuar në minutën e 50’të kishte qenë e mrekullueshme dhe në fund me plot meritë arritën të marrin edhe një pikë.

”Përgjigja ndaj golit të pranuar ishte e jashtëzakonshme dhe ne krijuam më shumë raste të cilat ishin të mjaftueshme për të marrë barazimin dhe ishte e merituar,” theksoi ai.

‘Tre Luanët’ tani do të jenë nikoqir i Italisë më 11 qershor në ‘Molineux Stadium’, ndërsa pas tre ditësh përsëri do të presin në shtëpi Hungarinë. /gazetametro.net

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate