Kylian Mbappé ka folur në rrjetet e tij sociale për herë të parë, që kur PSG u eliminua nga Champions League në "Santiago Bernabeu". Ai e bëri këtë duke shoqëruar tekstin me foton e tij duke festuar golin personal.
23-vjecari ka dërguar një mesazh optimizmi edhe për pjesën e mbetur të sezonit: "Është një moment i vështirë. Liga e Kampionëve ishte një objektiv i madh, por ne dështuam.
Sezoni nuk ka mbaruar dhe çfarëdo që të ndodhë do të jemi bashkë dhe të vendosur deri në ndeshjen e fundit të sezonit. Faleminderit shumë të gjithë tifozëve që na mbështesin”.
Sulmuesi francez u largua nga "Bernabeu" shumë i mërzitur pas humbjes. Mbappé, si e gjithë PSG-ja, e kishte Champions League objektivin kryesor, por pa se si i shkoi dëm një mundësi e re.
Nëse ka folur pas ndeshjes së parë, këtë herë është larguar nga stadiumi pa bërë asnjë deklaratë. As nuk donte që fjalët e tij të keqkuptoheshin për të ardhmen, e cila logjikisht iu intereson mediave.
Mbappe ka preferuar të flasë pas mbërritjes në Paris dhe ta asimilojë pak më shumë humbjen. Tani atij i ka mbetur vetëm Ligue 1 dhe njofton se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, gjë që tregon qartë për Madridin.
Edhe pse në çdo kohë është siguruar që ky eliminim nuk do të shënjonte vendimin e tij, duket qartë se ky eliminim ndaj Real Madridit e shtyn atë pak më tej drejt "Santiago Bernabeu".