Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se PD do të kërkojë një mocion për debat për të vendosur në presion qeverinë, pas rritjes së çmimit të naftës.
Në një deklaratë për mediat përpara nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar në PD, Basha tha se do të bëjë këtë propozim, me qëllim zbutjen e krizës.
Basha: Dy javë përpara i kërkova qeverisë ti dalë përpara pasojave të paevietueshme të rritjes së çmimeve, kërkova eliminimin e taksës së qarkullimit dhe lehtësimin e taksave të tjera, kërkova konsiderimin e paketës sonë. Reagimi qytetar ka mbështetjen tonë të plotë, por kryeministri është tallur edhe është përgjigjur me dhunë policore. Fytyra e vërtetë e një kryeministri të shkëputur nga realiteti. Sot dua të vendos edhe njëherë theksin tek nevoja imediate për t’i ardhur në ndihmë njerëzve. Që njerëzit të paguajnë më pak duan veprim, jo të kalohet topi tek një veprim tjetër. E lehtë të zihesh me ata që deri dje i ke pasur ortak