7/17/2026 10:27:47 PM

Kurti e Osmani alarmojnë se Rusia mund ta përdor Serbinë për destabilizimin e Kosovës

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, kanë folur për të përditshmen britanike “The Guardian”, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Në artikullin e publikuar sot, Kurti dhe Osmani, kanë paralajmëruar se ka mundësi që Rusia t’i bëjë presion Serbisë për ta minuar pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti ka thënë se është në interes të Rusisë për të hapur fushëbeteja të reja, pasi që, sipas tij, Federata Ruse nuk dëshiron që t’i kthehet paqes.  Ai ka shprehur frikën e tij, që zgjatja e konfliktit në Ukrainë, rrit mundësinë e përshkallëzimit edhe në Ballkan.

“Frikësohem se sa më shumë që zgjat lufta në Ukrainë, aq më të mëdha janë gjasat e një depërtimi në Ballkanin perëndimor. Kjo, sepse është në interes të Rusisë për të hapur fushëbeteja të reja”, ka thënë kryeministri Kurti.

Më tej, Kurti ka deklaruar se Putin dëshiron dështimin e Kosovës për të dëshmuar vetëm suksesin e përkohshëm të NATO-s.

“Putini ende e konsideron intervenimin e NATO-s në Kosovë si ngjarjen më të rëndësishme ndërkombëtare. Ai do që shteti i Kosovës të dështojë, në mënyrë që të thotë se suksesi i NATO-s ishte i përkohshëm, sikurse në Irak dhe Afganistan”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, Presidentja Osmani ka parashikuar mundësinë që Rusia ta destabilizojë Ballkanin perëndimor.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate