Irritimi qytetar për rritjen e çmimeve duket se shtohet nga dita në ditë. Sot po mbahet dita e tretë e protestës, ku janë ngritur me mijëra qytetarë në dhjetëra qytete. Ndërkohë aktori Florian Binaj ka folur sërish para protestuesve që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Mirëmbrëma të dashur vëllezër dhe motra, faleminderit që keni ardhur sërish, faleminderit studentëve që iu bashkuan sot protestës. Nuk do të rri gjatë sepse nuk do të më mbajë shumë kjo shkalla. Kanë nxjerrë në fushë sufllaqexhinjtë që vjellin vrer mbi këtë protestë, a thua se të gjithë ju që keni ardhur sot keni ardhur për tu bërë presidentë e kryeministria. I kemi këta që mos i paçim. Të gjithë jemi këtu për dinjitetin njerëzor. Të gjithë jemi këtu që njerëzit të hanë bukë dhe ata që bëjnë patronazhistët, të mos hanë më m*t. Edhe një gjë tjetër, i them Ramës, kur shikon këta protestues në shesh, nga cila anë do flesh”, tha ai.