Gazetari Halil Matoshi ka replikuar me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, në lidhje me gjendjen të cilën po kalon vendi, dhe deklaratat nga ky i fundit ku tha se Kosova ‘’ka miell edhe për 2 muaj’’.
Matoshi, përmes një postimi në Facebook e quajti Qeverinë Kurti si ‘’qeveri e skamjes’’, duke thënë se ajo po prodhon vetëm frikë ku një ministër thotë deklarata të tilla, ndërsa shefi i tij u thotë qytetarëve ta kthejnë miellin e tepërt në furrë.
E nuk vonoi shumë ku reagoi edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, reagoj për statusin e Matoshit ku tha se ai ‘’ si njeri me stazh të gjatë në media, interpretimim e deklaratave duhet ta bësh të bazuar, porse jo të presupozuar.’’
Peci shkoi aq larg duke thënë se ‘’ shkaku i qeverisjes së dështuar, ti z.Matoshi ke humbë një vend pune, e natyrshme që tash je kaq alergjik ndaj qeverisjes së tashme’’.
Matoshi, replikoi ndaj Pecit duke thënë se ‘’ edhe ti ministër po ki qef me u sha me opinionista, si shumë qytetarë të papunë e t’pa hajr, por duhej ta dijsh se qytetari i edukumë mirë duhet me pasë opinion për çdo gjâ, sepse edhe vota e lirë pa opinion nuk âsht e lirë!’’