7/18/2026 3:45:03 AM

Zëdhënësi i NATO’s: Është i mundshëm anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancë

Duhet të lexoni

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, e ka vlerësuar faktin që Kosova për dallim nga Serbia është rreshtuar në anën e shteteve evropiane, duke i vendosur sanksione Rusisë.


Në një intervistë për RTK-në ish-zyrtari i lartë i Aleancës Veriatlantike ka thënë se nëse Serbia dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian, atëherë duhet të veprojë njëmend si një vend evropian.

“E dimë shumë qartë se Rusia ka bërë përpjekje për të rritur ndikimin e saj në rajon. Në vitet e fundit e kemi parë këtë në bashkëpunimin e afërt mes Rusisë dhe Serbisë, pastaj me Vuçiqin, i cili i ka zgjedhjet në fillim të prillit dhe që ka refuzuar që të implementojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, edhe pse Serbia dëshiron t’i bashkohet BE-së. Por, unë do të thosha se nëse dëshiron t’i bashkohesh BE-së duhet të fillosh të veprosh si një shtet evropian dhe të shfaqësh solidaritetin me partnerët evropianë”, ka theksuar Jamie Shea.

 

Ai nuk sheh rrezik të përhapjes së konfliktit nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor, por thotë se duhet pasur kujdes nga përpjekjet ruse për destabilizim.

“Është shumë mirë që Kosova ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe po e përcjellë këtë linjë evropiane. Kemi parë ndikimin e Rusisë edhe tek Milorad Dodiku në Republika Sërbska. Normalisht kemi probleme në Bosnjë në organizimin e zgjedhjeve e gjëra tjera. Edhe pse nuk shoh përhapje të konflikit në Ballkanin Perëndimor, ne duhet të jemi të kujdesshëm në kuptimin e përpjekjeve ruse për të reaguar ndaj sanksioneve ndërkombëtare. Pra, Rusia mund të përpiqet ta destabilizojë rajonin, andaj pikërisht për këtë arsye e mirëpres faktin se dje në Prishtinë e patët për vizitë edhe ministren e jashtme gjermane, e cila po i bën vizitë shteteve të Ballkanit. Kjo dëshmon që BE po rrit praninë e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, prandaj është gjë e mirë që po ballafaqohemi me ndikimin rus në rajon”, ka nënvizuar Jamie Shea.

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s u shpreh se Kosova në NATO është e mundshme, ndonëse fillimisht duhet zgjidhur çështjen e mosnjohjes nga katër vende anëtare të Aleancës Veri-Atlantike.

Ndër të tjera, Shea foli edhe për numrin e madh të të dërguarve specialë për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, është mirë që janë kaq shumë të dërguar për këtë proces, katër deri më tani e që janë nga BE-ja, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermania, sepse kjo tregon interesim për rajonin.

Jamie Shea, nga viti 1980 deri në vitin 2018, shërbeu në pozita të ndryshme në selinë e NATO-s në Bruksel.

Gjatë luftës në Kosovë, ai ishte zëri i Aleancës Veri-Atlantike, për të cilin kosovarët ruajnë respekt të veçantë. Aktualisht ai është profesor në një universitet në Angli dhe ligjërues në shumë forume ndërkombëtare për sigurinë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate