7/23/2026 3:40:00 PM

Ministrja e Jashtme: Do të jemi pjesë e Ballkanit Perëndimor!

Duhet të lexoni

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, gjatë vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, Sarajevë, 10 mars 2022.

“Gjermania në të ardhmen do të jetë më e pranishme në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye për herë të parë, kemi një të dërguar special për këtë rajon”,- deklaroi ajo.

Në Sarajevë, në një konferencë për media me ministren e Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviq, Baerbock tha se Bosnja e Hercegovina është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Gjermanisë.

“Ne duhet të sigurojmë paqen në Bosnje e Hercegovinë dhe duhet t’i luftojmë ata që e kërcënojnë atë”,- tha Baerbock.

Ministrja gjermane nuk përmendi në mënyrë specifike sanksionet e mundshme për zyrtarët në Bosnje, por përmendi se Gjermania do të ndërpresë mbështetjen e saj ekonomike për pjesët e Bosnje e Hercegovinës që nuk respektojnë sundimin e ligjit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, pak pasi mori detyrën, Baerbock loboi për sanksione kundër Milorad Dodikut, anëtar serb i Presidencës së Bosnjes.

Shtetet e Bashkuara veçse kanë vendosur sanksione ndaj Dodikut, për përfshirje në korrupsion. Uashingtoni ka thënë se me veprimet e tij për të transferuar disa kompetenca shtetërore në nivelin e entitetit të Republikës Sërpska, Dodik ka minuar stabilitetin e rajonit.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviq, ka thënë se nëse lejohet destabilizimi i mëtejshëm i Bosnjës e Hercegovinës dhe bllokimi i institucioneve shtetërore, ekziston frika se do të rrezikohet stabiliteti dhe siguria e Evropës, prandaj është e nevojshme që menjëherë të ndalen të gjitha proceset retrograde në Bosnje.

Kjo është vizita e saj e parë që kur mori detyrën si ministre e Jashtme gjermane në dhjetor të vitit të kaluar. Ajo zëvendësoi socialdemokratin Heik Maas në atë post.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e re gjermane i bëri thirrje Bashkimit Evropian të vendosë sanksione ndaj Milorad Dodikut, një anëtar i Presidencës së BeH, duke shpjeguar se qëllimi i tij ishte “ta tërhiqte Republikën Sërpska, një nga dy entitetet e Bosnjës, nga forcat e armatosura të BeH, nga gjyqësori dhe sistemi tatimor”.

Diplomatja gjermane po viziton Bosnjën e Hercegovinën në kohën kur Ukraina po përballet me pushtimin rus dhe nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar ka paralajmërime se kriza mund të përhapet edhe në Ballkanin Perëndimor.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate