Luana Vjollca mbetet një nga moderatoret e dashura të ekraneve shqiptare.
Në orët e para të mëngjesit ajo ka publikuar një kujtim me Arjan Konomin, i cili në “Përputhen” ka pranuar se e ka adhuruar Luanën nga larg dhe ka menduar ta takojë atë.
Një kujtim i një viti më parë, të cilin Luana e ndau mbase për të ndjerë sërish të njëjtën kënaqësi si herën e parë kur solli në skenë një nga spektaklet më të ndjekura.
“Shiko Kush LUAN”, nuk u kthye me sezonin e ri këtë sezon por vazhdon të kërkohet nga shikuesit.
Lojërat dhe situatat qesharake që zhvilloheshin gjatë emisionit kanë bërë që publiku shqiptar të shohë të famshmit ndryshe nga se i shohim zakonisht.
Idetë kreative të SHKL duket se janë inspirim edhe për kolegët brenda Top Channel, siç është rasti i rubrikës “Dielli apo hëna” në ‘E diell’.
Koncepti është identik me programin e Luana Vjollcës, që nga ndarja e ekipeve në dy grupe dhe garat me njëri-tjetrin.