7/25/2026 10:52:02 AM

Panxha: 1 litër vaj pritet të arrijë 3 euro, s’do përballemi vetëm me rritje çmimesh por edhe mungesë produktesh

Duhet të lexoni

Njohësi i Ekonomisë, Astrit Panxha, po vlerëson se situata në të cilën po gjenden qytetarët e Kosovës, është vetëm fillimi i asaj çka pritet të shihet sa i përket rritjes së çmimeve në produkte të ndryshme, përfshirë ato elementare.


Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Panxha madje tha se ky nuk pritet të jetë problemi i vetëm që do të afektojë tek qytetari, njofton Klankosova.tv.

 

”Ne nuk kemi me u përballë vetëm me ngritje të çmimeve, por ka me qenë vështirë edhe ku me siguru. Për këtë arsye si vend i vogël që jemi, qeveria duhet ta bëjë një Task-Forcë, të shikojë cilat janë shtetet mike të Kosovës që mund të na i ofrojë për arsye të sigurisë kombëtare, këto produkte në kohë dhe me çmim të caktuar”.

 

”Nëse shkon në SHBA, Iowa shembull, ai është shtet mik i yni. Thuaji a jemi të binjakëzuar si shtete, çka mund të na sigurosh për këtë periudhë? Kjo ëshë të jesh proaktiv. Njëjtë si vaksinat, nuk guxojmë të humbim kohë e të na ndodhë rasti i njëjtë. Secili shtet po mbyllet në veti. Gjendu vet”.

”Duke marrë parasysh, këto dy vende kanë edhe një peshë të madhe në aspektin e furnizimit me lëndë të parë, duke filluar nga Rusia që është furnizues i madh i derivateve të ndryshme, pastaj mineraleve dhe në fund të produkteve bujqësore”.

”Ukraina po ashtu është furnizues i madh i grurit. Mos të harrojmë që në shumë statistika thuhet që Ukraina mund t’i furnizojë me ushqim rreth 600 milionë njerëz. Është prodhuesi më i madh i lulediellit dhe vajit në botë. Ky është vetëm fillimi i një krize që do të thellohet në muajt në vijim, nëse nuk kemi një stopim të konfliktit”.

 

”Ekzistojnë zëra të ndryshme që Rusisë t’i vendosen sanksione edhe sa i përket derivateve dhe gazit”.

Sipas Panxhës, kësaj situate nuk po i shihet fundi, ndërsa sektori publik, nuk arrin të sigurojë apo lehtësojë prodhimin për sektorin privat, për këtë ai përmendi edhe një shembull.

 

”Ky është vetëm fillimi i një ngritje të çmimeve, ku fundi nuk po i shihet, po efekti i menjëhershëm në shportën e qytetarit në nivel global e sidomos në Kosovë, është duke u vërejtur. Kemi rritje të çmimit të ushqimit, të derivateve, dhe kjo do të reflektohet edhe në muajt në vijim që për fat të keq është një krizë që nuk na është dashtë në këtë fazë, por që në rrethanat e jashtme, do të ndikohet jashtëzakonisht shumë”.

”Ka diskrepancë të madhe në mes asaj çka ndodhë në sektorin privat, dhe çka din sektori publik. Nuk dimë. Ne nuk e dimë sa janë kapacitetet e mullinjve në Kosovë. Shërbyesit Civilë janë ata që 90% e tyre që kanë qenë edhe me këtë qeveri edhe në të kaluarën”.

 

”Nuk kemi politika të mirëfillta. Ne përballemi, kemi një rafineri të vajit në Kosovë që në nëntor apo dhjetor është bërë aplikimi për leje me importu acid sulforik që nevojitet në procesin e prodhimit. Dhe vazhdimisht kemi dërgu kërkesa, ”lëshojeni licencën se po përballemi me rezervat e fundit të prodhimit”, nuk kthen përgjigjie. Për ta sensi i kohës nuk ka rol. Koha për biznesin është pare, dhe në rrethanat që jemi tani, koha për biznesin është ose ke me ndalë prodhimin. Ne përballemi me sindromën e nënshkrimit, ku nuk nënshkruhen vendimet. Në përgjithësi, Shërbyesit Civilë, vonojnë vendimet ndaj sektorit privat”.

Ai thekson se për këtë duhet të hapet debat mes sektorit privat dhe publik.

”Mos me u përballë me rastin siç ndodhi me atë të vaksinave. Në këtë rast, duhet të shohim kush është prodhuësi më i madh i grurit pas Rusisë dhe Ukrainës. Me shku me thanë, shteti në sektorin privat duhet me siguru ku janë rezervat e grurit, të vajit, të naftës. Se ne si sektor privat mundemi me shku me negociu, por ndikimi qeveritar është ndryshe”.

”Nëse thotë kryeministri i Kosovës na nevojitet grurë kaq, se ne jemi vend i vogël. Kur e thotë përmes kanaleve diplomatike, me u siguru tash, tash është koha se kriza ka me u thellu sa më shumë gjatë konflikti. E konflikti siç po shihet nuk do të kryhet. Çka janë hapat tash? Me u subvencionu me u mbjell gruri tash? Ne mund të presim rritje të çmimit të bukës, vajit, një litër vaj pritet të arrijë 3 euro, por do ketë edhe mungesë, sepse nëse vazhdon me këto trende siç po shihet, gradualisht këto produkte strategjike për çdo shtet secili e mbron për interes të vet”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate