Kandidati për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Remzi Ejupi, ka thënë se katër skuadrat e para në tabelën e Superligës janë të shantazhuara nga presidenti aktual i FFK’së, Agim Ademi, shkruan Gazeta Metro.
Ejupi në T7 gjithashtu tha se Ademi është duke u ngutur për zgjedhje, sepse ka mundësi për të manipuluar.
“Ademi është ngutur për të manipuluar. Katër klubet e Superligës që garojnë për titull dhe dalje në Evropë nuk guxojnë me çelë gojën se janë të shantazhuara. Janë shantazhuara sepse duhet me thirr Ademin me i thanë mos ma delego këtë gjyqtar, por këtë tjetrin aman. Nuk e di pse duhet të frikësohet Ademi nga një kundërkandidati nëse i ka të gjitha ato nënshkrime. Por, jam i bindur se as dy persona brenda në Federatë nuk do ta votonin, nëse do të ishin zgjedhjet e lira”, tha Ejupi.
Kujtojmë se Remzi Ejupi pritet të jetë njëri nga kandidatët për pozitën e Kryetarit të FFK’së.
KE i FFK’së ka caktuar 6 prillin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për këtë pozitë, derisa këto janë shpallur në kundërshtim me statutin. /gazetametro.net