Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në autostradën Durrës-Tiranë.
Një trajler që vinte në drejtim të Durrësit ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj.
Nga aksident i plagosur ka mbetur shoferi i mjetit. Mësohet se ai ka kaluar në krahun tjerët të autostradës, pasi zhvendosi ndarëset e betonit.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka normalizuar trafikun dhe ka kryer veprimet proceduriale.