Jill Biden mori pjesë në një tubim për mbledhjen e fondeve të organizuar nga demokratët. Zonja e parë amerikane nuk i fsheh dot emocionet e saj teksa fliste për luftën në Ukrainë.
“Çdo mëngjes kur ndez televizorin, lutem që Zelensky të jetë ende gjallë”, tha ajo. Ajo tregoi gjithashtu se si Shtëpia e Bardhë u gjend në një situatë kaotike për shkak të pushtimit rus.
“Telefoni vazhdon të bjerë dhe kështu është gjithë natën. Joe është zgjuar gjatë gjithë kohës, duke u përpjekur të zgjidhë këtë krizë,” shtoi ajo. Në një tubim në Kaliforni ku morën pjesë vetëm 25 të ftuar, Jill tha se Amerika kishte dhënë miliarda dollarë për të ndihmuar Ukrainën.
“Ne vetë nuk e dimë se në cilin drejtim do të shkojë e gjithë kjo. Thjesht nuk e dimë. Të gjithë e mbajmë frymën me frikë, duke shpresuar se do të vijë ndonjë përgjigje dhe se nuk do të ketë luftë botërore. Tingëllon vërtet e pabesueshme që kjo mund të të na ndodhë”, përfundoi ajo./FrontOnline/