Gara më e madhe për klube në Evropë, Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me dy ndeshje tejet interesante.
Në kuadër të fazës së eliminimit direkt, sonte do të luhen dy ndeshje, shkruan FrontOnline.
Vëmendja kryesore do të jetë në “Anfield” në ndeshjen Liverpool – Inter.
Në ndeshjen e parë në “Giuseppe Meazza”, Liverpooli fitoi 0:2, ndërkaq, sonte Interi synon befasinë.
Nga ana tjetër, në “Allianz Arena”, Bayern Munichu do të përballet me Red Bull Salzburgun.
Ndeshja e parë në Salzburg mbaroi baras 1:1.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00./FrontOnline/