Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit 1499 në Durrës. Një mbështetës i shtëpisë së Lirisë, Fatjon Shtufi ka ofenduar komisionerin e PD, Fatmir Mezini.
Policia e Durrësit ka mbërritur për të marrë kallëzimin nga komisioneri i PD për inicdentin që ndodhi pak minuta më parë. Pasi është këshilluar dhe ka marrë njoftimin nga KZAZ, ka ardhur për të kryer procedurat.
Oficeri i policisë gjyqësore po merr detajet e këtij incidenti nga komisioneri i PD.
Ndërkohë pak më parë kandidati i Partisë për bashkinë e Durrësit Luan Hoti, njëkohësisht dhe kryetar i degës lokale të PD, ka votuar në një nga qendrat e votimit që ndodhet në godinën e universitetit ”A.Moisiu” në Currila.
Pas votimit, ai ftoi qytetarët durrsakë që t’i drejtohen qendrave të votimit dhe t’i kthejnë Durrësin qytetarëve.
”Kam vetëm një mesazh për qytetarët e Durrësit. I ftoj që të dalin të votojnë si njerëz të lirë, të votojnë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e qytetit. Të votojnë që t’i japin fund marrjes peng të qytetit dhe bashkinë t’ia rikthejmë Durrësit, qytetarëve të Durrësit.”
Aktualisht pjesëmarrja në votim është e ulët.