8/1/2026 8:26:27 AM

Nuk i presin edhe ndeshje të lehta sot në Premier League, Rashicën dhe Brojën

Duhet të lexoni

Në Premier League sot do të luhen shtatë ndeshje të xhiros së 28’të, Norwich i Milot Rashicës pret Brentford në shtëpi, kurse Southampton i Armando Brojës është mysafir i Aston Villa. Ndeshje interesante pritet të luhet edhe në ‘Anfield Road’ aty ku Liverpool është nikoqir i West Ham, transmeton Gazeta Metro.


Me fillim nga ora 13:30 luhet ndeshja e parë e javës së 28’të, aty ku Leicester City do të përballet me Leeds United. Skuadra mysafire së fundmi ka ndryshuar edhe trajnerin e ekipit duke larguar argjentinasin, Marcelo Bielsa.

 

Në vend të fundit me vetëm 17 pikë, Norwich City do të përballet në një sfidë shumë interesante në luftën për mbijetesë me skuadrën londineze, Brentford. Anësori kosovar, Milot Rashica pritet që sot të luaj ndeshjen e tij të 21’të në Premier League me ‘Kanarinat’.

Edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja sot do të zbres në fushë me skuadrën e tij, Southampton ku do të jenë mysafir të Aston Villas skuadrës së drejtuar nga mesfushori i famshëm anglez, Steven Gerrard.

Ndërsa në ora 18:30 luhet edhe ndeshja e fundit për këtë ditë, ajo mes Liverpool dhe West Ham. ‘The Reds’ janë në një formë të shkëlqyeshme duke mos ditur për humbje që një kohë të gjatë në Premier League, e humbjen e parë këtë sezon ja kishte shkaktuar West Ham me rezultat 3-2.

Me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohen edhe këto sfida Burnley-Chelsea, Newcastle-Brighton, Wolves-Crystal Palace. /gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate