8/1/2026 9:39:55 AM

Bunkeri anti-bërthamor në Tiranë, me 501 dhoma e 5 kate nën tokë, ku do të strehohej Enver Hoxha

Duhet të lexoni

Tash kur Rusia po pushton Ukrainën, dhe presidenti Vladimir Putin po kërcënon Perëndimin edhe me përdorim të armëve bërthamore, shqiptarëve mund t’u vinë në mendje bunkerët, e sidomos ata anti-bërthamor të ndërtuar në nën tokë, në Tiranë dhe disa qendra të tjera të Shqipërisë.

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, pas Luftës së II’të Botërore, bëri që shumë shtete të mobilizoheshin për mbrojtje në rast të përdorimit eventual të tyre.

Në këtë mes ishte edhe Shqipëria komuniste. Ajo ndërtoi 221 mijë e 143 bunkerë brenda një periudhe rreth dhjetëvjeçare, e më i famshmi është ai anti-bërthamor, i ndërtuar në periferi të Tiranës. Nëse eventualisht do të kishte luftë bërthamore, aty planifikohej të strehohej edhe elita politike shqiptare me në krye Enver Hoxhën.

Bunkeri antibërthamor në periferi të Tiranës, një ndërtim gjigand 5 kate nëntokë i ndërtuar nga Enver Hoxha gjatë viteve, ka 501 dhoma nën tokë, ku në rast lufte strehohej byroja politike.

Aty u ndërtuan apartamente, zyra, salla e madhe ku mblidhej shtabi i përgjithshëm madje edhe kuvendi popullore. Aty ishte vendosur edhe dhoma e gjumit për Enver Hoxhën, e edhe për Mehmet Shehun. Tash ky bunker shfrytëzohet si galeri ekspozite për periudhën komuniste të Shqipërisë.

Modeli shqiptar i bunkerëve u realizua pasi u konsultuan të gjitha sistemet e mëparshme që nga vija Marzhino deri tek lufta në Vietnam. Sipas literaturës së kohës, bunkerët shqiptarë ishin të aftë të përballonin të gjitha armët e kohës, por edhe armët kimike dhe bërthamore me fuqi deri në 20 kiloton. Prodhimi i bunkerëve nisi menjëherë dhe prova e parë e tyre u krye në vitin 1975 në Grykën e Këlcyrës. Prova e dytë u krye në Peldhja të Sarandës në vitin 1976.

Brenda bunkerëve u vendosën kafshë të gjalla dhe më pas nisi bombardimi i zonës me armët më të rënda që kishte ushtria shqiptare. Në Sarandë u hodhën mbi 1000 predha artilerie dhe më pas aviacioni hodhi mbi 100 bomba 50kg, 250kg deri në 500kg. Bunkerët i rezistuan bombardimeve dhe kafshët brenda mbijetuan. Përpara se çështja të dërgohej për miratim në Këshillin e Lartë të Mbrojtjes, u bënë edhe eksperimente të tjera dhe të gjitha dolën me sukses. Më pas Byroja Politike vendosi atë që njihet si bunkerizimi i Shqipërisë.

Në 1971 Plenumi i 12 i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë i kryesuar nga Enver Hoxha filloi projektin e bunkerizimit të Shqipërisë, i cili qëndroi operativ nga 1975 deri më 1983: në këtë periudhë u planifikuan të ndërthoheshin 221 mijë e 143 bunkerë, por u ndërtuan vetëm 173 mijë e 371. Pas a shumë një në çdo 11 banorë. Gjatë periudhës së ndërtimeve, e cila zgjati 8 vjet, me një mesatare mbi 21 mijë bunkerë të ndërtuar në vit, vdiqën me qindra ushtarë e civil për shkak të aksidenteve në punë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate