Protestat kanë nisur në Serbi, por jo si kudo tjetër kundër Rusisë. Serbët kanë dalë në rrugë duke valëvitur flamujt rusë dhe duke mbajtur fotografi të presidentit Vladimir Putin.
Ata marshuan në Beograd në shenjë mbështetjeje publike për Moskën pas pushtimit prej saj të Ukrainës.
Para fillimit të marshimit, rreth 2,000 njerëz u mblodhën pranë ndërtesës së presidencës në Beograd, duke kënduar këngë ruse dhe serbe dhe duke përshëndetur të dy vendet si kombe vëllezër.
Sipas Reuters që citon noa.al, pikëpamjet politike të shumë njerëzve në Serbi janë formuar nga mediat e afërta me Vuçiçin, të cilat i kanë bërë jehonë pikëpamjes së Moskës për luftën në Ukrainë.
#trenutno sa prozora kanca pic.twitter.com/QRQsAhz85K
— Aleksa Andjelkovic (@andjelkoviclaw) March 4, 2022