Ngjarje e rëndë në Kosovë. Një 27 vjeçar me shtetësi amerikane është gjetur i varur në tarracën e një hoteli në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Gjurkaj tha se punëtori i hotelit i ka treguar Policisë se 27-vjeçari ishte paraqitur në hotel mesnatën e kaluar.
Në mëngjes ai është parë i varur në taracën hotelit dhe për ngjarjen është njoftuar policia.
Prokurori i çështjes po heton rastin në fjalë dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që e dërguan të riun në vetëflijim.