Senatorja Lyudmila Narusova, nëna e prezantueses së famshme televizive Ksenia Sobchak, e quajti informacionin në lidhje me luftën në Ukrainë, të ofruar për qytetarët rusë nga mediat ruse, një "falsifikim të tmerrshëm".
Në një koment për kanalin Rain TV, politikania pranoi humbjet e tmerrshme të ushtrisë ruse, të cilat Kremlini dhe mediat federale po i fshehin. Mbi 5700 ushtarë rusë kanë vdekur në më pak se një javë luftë.
Në fakt, Ministria ruse e Mbrojtjes tashmë po i pranon humbjet, por nuk përmend asnjë shifër. Të dhënat më të fundit të Ukrainës janë: rreth 6000 rusë kanë vdekur tashmë në Ukrainë.
"Çështja është të mblidhen trupat e të vdekurve. Telefonova shtabin e Qarkut Ushtarak Perëndimor dhe thashë, pse të mos biem dakord për një korridor përmes të cilit të paktën mund të hiqen kufomat? Për shkak se ata shtrihen në tokë, qentë e egër endacakë gërryejnë trupat, disa nuk mund të identifikohen sepse janë djegur. Sipas disa ligjeve të luftës, kjo është e mundur”, tha Narusova.
