Disa raketa ruse kanë bombarduar një lagje banimi në Kharkiv. Kamerat e sigurisë në bllokun e pallateve kanë kapur një seri shpërthimesh në parkimin e zonës. Autoritetet ukrainase thonë se shtatë persona kanë vdekur dhe të paktën 44 të tjerë janë plagosur në luftimet e fundit në qytet.
Që në nisje të sulmeve ruse, Kharkiv ishte një nga qytete më të goditura ku janë zhvilluar dhe luftimet më të ashpra, ku forcat ruse kanë kontrollin e zonës.