Për herë të parë, ministria ruse e Mbrojtjes ka pranuar viktima në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra.
“Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special”, tha Ministria e Mbrojtjes në Moskë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS.
“Humbjet e pësuar nga forcat e armatosura ruse janë disa herë më pak se numri i ukrainasëve të vrarë”, thuhet në deklaratë