8/4/2026 9:27:52 AM

Bashkimi zbulon të vërtetat e ndarjes nga Alvisa

Duhet të lexoni

Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që doli nga sezoni i tretë i emisionit të dashurisë “Për’puthën”, pas shumë sakrificave, dinamikave dhe skandaleve që ndodhën midis tyre. Ata kanë qenë pjesë e intervistave të ndryshme kohëve të fundit, ku kanë shprehur ecurinë e lidhjes së tyre dhe ku çdo gjë dukej sikur po shkonte shumë mirë.

Megjithatë, vetëm pak kohë më parë Bashkimi ka bërë një deklaratë shumë surprizuese dhe të papritur, në të cilën njoftoi ndarjen e tij nga Alvisa.
Këtë fundjavë ish konkurrenti i Për’puthen ka zbuluar të vërtetat e ndarjes nga Alvisa. “Ta dija se do kaloja këto sfida në Për’puthen ndoshta do kisha hezituar, por kam mësuar nga gjithë ato sfida aty. Kam kaluar shumë gjëra brenda 2-3 muajsh”- tregoi Bashkimi.

Moderatorja: Nuk është e lehtë të përballosh një vajzë labe?
Bashkim Saiti: Ishin shumë njerëz që duheshin me u përballuar menjëherë. Presion shumë i madh brenda studios, jashtë shumë komente, por me të vërtetë jam i gëzuar që i kam kaluar gjërat.

Ish-konkurrenti i Për’puthen nuk nguroi të flas për ndarjen e tij nga Alvisa, një raport i cili ka patur debatet të forta prej muajsh.

“Marrëdhënia ime startoi para syve të miliona njerëzve, e kuptoj që njerëzit kanë qenë brenda historisë time, pritshmëritë ishin shumë të larta dhe ishim çifti i parë aty. Aty e filluam dhe shkoi çdo gjë mirë, kur dolëm, kishte gjëra tjera që doja të njihja te ajo dhe ajo te unë, komunikimi nuk vazhdoi si duhej, ndoshta mentaliteti i saj ose mentaliteti ku jam rritur unë. Provuam, provuam por unë i thash më mirë herët se sa më vonë, prandaj vendosëm të dy”- rrëfeu Bashkimi.

Moderatorja: Ju patët mesazhe dhe nga familjarët, a i takove familjarët e Alvisës pasi dolët nga formati?

Bashkimi Saiti: Unë nuk i kam takuar, nuk e kam vënë në presion Alvisën për të takuar ata pasi mua më duket një hap shumë i madh që të takoj familjarët, nëse e bëj këtë veprim duhet të jem shumë i sigurt që do jetë vajza me të cilën do kaloj jetën.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate