Ditën e sotme Presidenti i Prepublikës Ilir Meta është shpallur “Njeriu i Vitit”.
Bëhet me dije se Meta e ka marr këtë titull në një aktivitet në Shkodër ku ai ka qenë pjesëmarrës, teksa njoftohet se eventi ishte organizuar nga familjet tradicionale shkodrane.
Titullin e marrë, Presidenti e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke falenderuar dy figura të njohura shkodrane, Ismet Hoxhën dhe Salami Dani. Ai shkruan se ndihet tejet i nderuar.
“Shumë i nderuar të vlerësohem sot në Shkodër me titullin “Njeriu i vitit” në aktivitetin tradicional të organizuar nga familjet shkodrane. Mirënjohje me përulësi! Faleminderit legjendave Ismet Hoxha dhe Selami Dani të Vllaznisë për simbolet e kuqebluve.”, shkruan Meta në Facebook.