8/10/2026 4:18:49 PM

Gazetarët e pyesin Kurtin për mëditjet: Mos i etiketoni deputetët veç e veç, unë i ula pagat në qeveri

Duhet të lexoni

Gazetarët e kanë pyetur kryeministrin Albin Kurti lidhur me mëditjet që i kanë marrë deputetët, duke përfshirë këtu edhe me dhjetra të partisë së tij, duke i arsyetuar se u nevojiten për naftë pasi udhëtojnë, ani pse shumica prej tyre jetojnë në Prishtinë.

Kurti në një konferencë për media u ka lënë fajin pushteteve të kaluara, si zakonisht, edhe për këtë çështje, raporton Demokracia.com.

Ky i fundit gazetarëve u tha se nuk duhet të etiketohen deputetet, derisa tentoi që të arsyetohet duke thënë se ai vet i ka ulur pagat në kabinetin qeveritar.

“Këto praktika kanë qenë të trashëguara nga kuvendet e kaluara, por këto duhet rregulluar. E kuptoj indinjatën e qytetarëve për këto shpenzime, por është i padrejtë etiketimi veç e veç i ndonjë vendimi të veçantë apo deputeteje. Vendimi është i vjetër më shumë se një dekadë. Është detyrë e secilit në vend, sidomos personave të zgjedhur, ta ruajnë kuletën e shtetit. Si ekzekutiv, ne e kemi bërë këtë. Fillimisht me vendimin për uljen e pagave për kabinetin qeveritar. Jeni dëshmitar të shpenzimeve të ulura nga Qeveria, atëherë kur janë rritur të hyrat”, ka thënë ai.

Ndërkohë, 67 deputetë të Kuvendit të Kosovës janë kompensuar për shpenzimet që kanë bërë për “karburant”, ku mbi 50 për qind e tyre janë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar listën me emrat e 67 deputetëve dhe shumën e parave që kanë marrë për shpenzime të udhëtimit, raporton Demokracia.com.

Lista e plotë u publikua pas publikimit të emrave të 12 deputetëve, gjashtë prej të cilëve ishin nga radhët e LVV-së dhe shumave që ata morën nga shteti për karburant.

Sipas kësaj liste, vetëm për shpenzime të rrugës të këtyre deputetëve për pjesëmarrje në seanca janë harxhuar 8 mijë e 680 euro, derisa për shpenzime të rrugës për pjesëmarrje në komisione janë harxhuar 5 mijë e 430 euro.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate