8/10/2026 3:22:08 PM

Presidenti i Austrisë nënshkruan ligjin për vaksinim të detyrueshëm, të vetmit në BE

Duhet të lexoni

Presidenti i Austrisë ka nënshkruar të premten një ligj që e bën vaksinimin kundër COVID-19, të detyrueshëm për të gjithë të rriturit. Ky ligj është i vetmi i këtij lloji në Bashkimin Evropian. Ligji vlen për të gjithë të rriturit, përveç grave shtatzëna dhe personave që përjashtohen nga vaksinimi për arsye mjekësore.


Ata që refuzojnë vaksinimin mund të dënohen me një gjobë prej 3,600 eurosh pas mesit të marsit.

 

Presidenti Alexander Van der Bellen nënshkroi ligjin pasi Parlamenti e miratoi atë.

Ligji u publikua në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi të shtunën.

Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm në protesta të rregullta gjatë fundjavave në gjithë vendin, që kur kjo masë u paralajmërua në nëntor të vitit 2021.

Por ligji ka një mbështetje të gjerë politike – me të gjitha partitë, përveç të djathtës ekstreme – në një përpjekje për të rritur shkallën e vaksinimit të vendit.

Aktualisht, 69 për qind e banorëve austriakë kanë certifikata se janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit – duke përfshirë dozat përforcuese.

Austria ka parë deri më sot më shumë se 14,000 vdekje të lidhura me COVID-19 dhe afër 2 milionë raste në një popullsi prej nëntë milionësh.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate