8/10/2026 6:10:53 AM

Kryeshefja e Postës fsheh nga organet e hetuesisë një rast të mitmarrjes

Duhet të lexoni

Posta e Kosovës, aktualisht u.d. kryeshefe e ka Fakete Kadiun, të cilës ka kohë që i ka skaduar mandati.

Ndonëse me mandat të skaduar, ajo është duke e injoruar një pretendim serioz të një zyrtari të Postës së Kosovës, që implikon dy inspektorë postarë në marrjen e mitos dhe rastin nuk është duke e adresuar tek organet e hetuesisë.

Demokracia.com ka siguruar një korrespodencë të zyrtarëve të Postës së Kosovës rreth kësaj çështjeje.

Komisioni Disiplinor kishte mbajtur një mbledhje më 28 janar 2022, ku ishte bërë edhe denoncimi nga ana e një zyrtari lidhur me mitmarrjen e një inspektori postar.

Zyrtari (identitet i njohur për redaksinë) kishte pohuar në këtë mbledhje se “ka fakte dhe dëshmi ndaj inspektorit postar për marrje të mitos”.

Këtë denoncim, Komisioni Disiplinor dhe Shoqata Sindikale e Postës e kishin adresuar edhe tek U. D. kryeshefja Fakete Kadiu. Në kërkesën e Shoqatës Sindikale të Postës, të cilën po ashtu e ka siguruar Demokracia.com, sindikalistët kishin kërkuar fillimisht të dinin nëse për këtë rast ishin informuar menaxhmenti, U.D Kryeshefja e Postës dhe organet e rendit.

Ndërsa, U.D. Kryeshefja e Postës, Fakete Kadiu, e cila ishte informuar për këtë rast edhe nga Komisioni Disiplinor, në përgjigjen e saj kishte thënë që zyrtari i postës duhet të paraqes dëshmi, duke mos e lajmëruar pretendimin si rast tek organet e rendit.

Demokracia.com ka mësuar se të implikuar në këtë rast janë dy inspektorë postarë të afërt me qeverinë aktuale dhe të njëjtit janë të pritje të avancimit në Postën e Kosovës.

Në Komisionin Disiplinor, zyrtari i Postës së Kosovës kishte deklaruar se inspektori postar ka kërkuar mito dhe për ketë gjë ekzistojnë edhe dëshmitë, të cilat mësohet se sot i janë dorëzuar edhe Kryeshefes së Postës.

Demokracia.com ka dërguar pyetje në Postën e Kosovës lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Demokracia.com/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate