Një ngjarje horror raportohet nga mediat italiane, ku një burrë ka qëndruar për 7 ditë i vdekur në banesë, derisa policia ka ndërhyrë në apartamentin e tij.
Një erë e rëndë po bëhej gjithnjë e më e fortë, ndërkohë që fqinjët në vend që të kërkonin ndihmën e policisë, vendosën që të izolonin derën me një ngjitës të fortë.
Pavarësisht se brenda ndodhej trupi i pajetë dhe i kalbur i fqinjit. Ngjarja ka ndodhur në Xhenova, në lagjen Sant’Eusebio. 68-vjeçari kishte shtatë ditë që kishte vdekur kur autoritetet u alarmuan.
Policia lokale dhe zjarrfikëset kanë ndërhyrë në vendngjarje pas alarmit të ngritur nga shërbimet sociale të cilët nuk kanë mundur të kontaktojnë me burrin.
Kur agjentët mbërritën, gjetën derën të mbyllur me shirit. Pasi arritën të hynin, e gjetën plakun në tokë mbi një jorgan. Mjeku ligjor konstatoi se në trup nuk kishte shenja dhune dhe se ishte personi që kishte një javë të vdekur./noa.al