8/9/2026 1:30:08 PM

Histori të frikshme: Rrëfime të punonjësve të morgut

Duhet të lexoni

Ëndrra e çdo fëmije ka qenë që kur të rritej të puonte si mjek, inxhinier, arkitekt polic, por asnjëherë si punonjës morgu. Por jeta ka të papriturat e saj dhe shumë prëej nesh janë bërë pjesë e këtij profesioni të frikshëm, shkruan Gazeta Metro.


Port ë gjithë ata që kanë punuar në morg kanë përjetuar ngjarje të frikshme, pasi jo rrallëherë ka ndodhur që ata të shohin dukuri paranormal.

 

Më poshtë do ju sjellim disa prej historive më të frikshme që keni dëgjuar:

Vajza e vogël

Vëllai i një punëtori morgu tregon se një natë, derisa ai kishte shkuar për ta vizituar vëllain, ai i kishte thënë a dëshironte që të shkonte me të në punë, në mënyrë që të mos i duhej të rrinte i vetëm në shtëpinë e vëllait. Ky kishte pranuar me hezitim. Pasi kishte mbërritur në morg, ku punonte vëllai i tij, ai kishte mbetur i tronditur dhe i frikësuar. Ambienti ishte i errët dhe mbante një erë të çuditshme. Vëllai i kishte thënë se kjo ishte normale dhe, me gjasë, ai ndiente erën e formaldehidit, prandaj duhej ta injoronte atë. Pas disa momenteve të bisedës midis vëllezërve, vëllai i kishte thënë se duhej t’ia fillonte punës, kështu që vëllai tjetër mund të rrinte në një zyrë të vogël dhe ta shikonte TV-në. Morgu kishte derë rrotulluese, kështu që dëgjohej çdo herë kur hynte ndokush, apo kur dilte. Vëllai kishte kontrolluar disa herë vëllain tjetër, për të parë a ishte mirë dhe a ishte duke u frikësuar. Eventualisht, vëllai që gjendej në zyrë kishte filluar të dremiste, por papritmas ishte zgjuar, nga zhurma e derës. Ai kishte pritur që të vinte vëllai i tij, por asgjë. Përsëri kishte filluar ta zinte gjumi dhe përsëri gjumin ia kishte nxjerrë zhurma e derës. Ai nuk dinte a kishte hyrë ndokush, apo kishte dalë. Kishte filluar të mendonte se vëllai ishte duke luajtur lojë me të, që ta frikësonte. Kur ishte ngritur që të shikonte, për befasinë e tij kishte parë një vajzë të vogël, duke lozur me derë. Ai e kishte përshëndetur vajzën, por ajo nuk kishte thënë gjë. Në sy i kishte rënë fustani blu i saj, me një rrip ngjyrë rozë. ai i kishte bërë kompliment vajzës për fustanin, por vajza përsëri nuk kishte thënë gjë dhe kishte filluar që të vraponte në drejtim të kundërt. Ai kishte menduar se vajza ishte fëmijë i ndonjë punëtori tjetër, prandaj nuk e kishte bërë të madhe këtë punë. Disa orë më vonë kishte mbaruar ndërrimi i vëllait të tij dhe ai e kishte marrë vëllain tjetër, për të shkuar në shtëpi. Rrugës për në shtëpi, ai i kishte treguar vëllait për vajzën e vogël, me fustan të kaltër. Përnjëherë vëllai që punonte në morg e kishte frenuar veturën. “Tessa”, kishte thënë ai me një shikim të frikshëm në sytë e tij. “Mbrëmë bëra autopsinë e një vajze të vogël, të mbytur në ujë. ajo kishte të veshur një fustan të kaltër, të lidhur me rrip ngjyrë rozë. vëllai tjetër ishte tmerruar nga frika dhe kurrë më nuk i kishte shkuar ndër mend që të shkonte te puna e vëllait.

Kapja e dorës Clive, i cili punon në repartin e marrjes së indeve, tregon se pjesa më pak e preferuar e punës së tij, është kur duhet ta përgatiste kufomën për marrjen e organeve, meqë një procedurë e tillë përfshin rruajtjen e këmbëve dhe duarve. Ai tregon një rast, kur kishte të bënte me një të sapovdekur. Ai ia kishte kapur dorën, për t’ia rruar, kur ai kishte filluar t’ia shtrëngonte dorën. Clive kishte mbetur i tmerruar, por kolegët e kishin qetësuar, duke i thënë se vetëm kishte filluar procesi i ngurtësimit të kufomës.

Vajza që dëneste Lamar tregon për përvojën e tij të parë në punë, kur merrej me balsamosje. Ai sapo kishte filluar ndërrimin dhe ishte duke qëndruar në një dhomë pushimi në pjesën e pasme. Kur kishte dalë jashtë, kishte dëgjuar vajin e një vajze, e cila dëneste. Po ashtu, kishte dëgjuar hapat e saj në dysheme. Dyshemeja e morgut ishte e tillë që lëshonte një zë të frikshëm sa herë që ecte ndokush mbi të. Dënesja e vajzës vinte nga një dhomë ku gjendeshin trupat e balsamosur, të përgatitur për varrim. Kur Lamar kishte shikuar në dhomë, ajo ishte e zbrazët. Në fakt, aty gjendej një kufomë. Kufoma e një vajze që aksidentalisht e kishte vrarë veten./gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate