8/4/2026 3:01:11 AM

Liberalizimi i vizave, Qeverisë i kërkohet të punojë me Francën e Holandën si vende skeptike

Duhet të lexoni

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë edhe pas 10 vjetësh prej kur ka filluar dialogu për liberalizimin e vizave.

Ndonëse Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave pasi shteti ka përmbushur kriteret, kjo nuk ka ndodhur ende.

Lidhur me këtë profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti ka thënë se përveç që kjo është shkelje e të drejtave të njeriut ka penguar edhe punë e bizneseve e ka dëmtuar qytetarët në përgjithësi.

“Humbjet janë shumë të mëdha nisur nga fakti që çështja e liberalizimit të vizave prekë ose implikon në një të drejtën e cila konsiderohet fondamentale e njeriut, sepse nuk po flasim pra për një privilegj apo benifit por po flasim për një të drejtë e cila i ka privuar qytetarët e Kosovës e në veçanti të rinjtë, por edhe kategoritë e tjera shembull bizneset që nuk kanë pas mundësi të lëvizin lirshëm. Ka pasur humbje të pallogaritshme dhe fatkeqësisht humbjet e tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën afatshkurtër”.

Ai numëron dy faktorë që kanë ndikuar në këtë proces, ata që lidhen me brishtësinë institucioneve vendore për t’u përballur me problematikat si sundimi i ligjit.

Por edhe çështje brenda vet institucioneve të BE-së, duke mos përjashtuar edhe dialogun Kosovë-Serbi si parakusht për këtë proces.

“Mendoj se janë shumë faktorë të cilët kanë reflektuar në këtë proces jo pak të komplikuar dhe këta  faktor do i grupoja në dy grupe. E para janë faktorë të brendshëm të cilët janë lidhur me brishtësinë e institucioneve kosovare për tu përballur me problematikat që ka pasur BE për Kosovën. Por edhe të natyrës së qeverisjes së brendshme tek çështjet e korrupsionit, të sundimit të ligjit e të ngjashme”.

“Në anën tjetër faktorë të jashtëm para së gjithash paraqitet situata me mosnjohjen nga një numër i vendeve të BE-së të cilat jo pak i kanë krijuar probleme Kosovës, jo vetëm për çështjen e liberalizimit, por për çështjen e komunikimit ose krijimit të raporteve kontraktuale mes Prishtinës dhe Brukselit dhe kjo ka vënë në hije edhe çështjen e liberalizimit të vizave”.

Ai tutje ka shtuar se çështja e liberalizimit të vizave duhet të jetë në krye të agjendës së Qeverisë për të bindur vendet të cilat janë skeptike.

“Çështja e liberalizimit duhet të ishte në majtë e agjendës se politikës sonë të jashtme dhe do duhet të prioritizohej dhe të kalonin në një ofensivë shumë më të madh edhe Qeveria edhe të tjerët në mënyrë që kosovarët ta kishin liberalizimin dhe lirinë e lëvizjes. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Të ndërmerr iniciativa shumë serioze kryesisht tek ato vende të cilat janë skeptike, në radhë të parë Franca, po aq sa Franca edhe Holanda në mënyrë që të të trajtohet se cila dilemë që Parisi zyrtarë dhe Haga kanë kundrejt Prishtinës në mënyrë që të ndryshojnë qëndrimin dhe të jenë edhe ato pro liberalizimit”.

Mirëpo, profesori universitar Dorajet Imeri ka shtuar se procesi i liberalivimit të vizave është në një fazë të tejzgjatur, prandaj sipas tij, ka humbur besimin ndaj institucioneve të BE-së, raporton Ekonomia Online.

“Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën tashmë është një fazë të tejzgjatur dhe kjo zgjatje tregon për qasjen që BE ka ndaj Kosovës. Problematika e njohjes nga 5 vendet anëtare të BE-së, pamundësia për të pasur një politikë të jashtme unike në raport me Kosovën janë disa nga problemet kryesore që ka pasur BE në raport me liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Ai thotë se për aq kohë se nuk ka përparim të dukshëm në dialogun me Serbinë BE-ja nuk do të procedojë me liberalizim të vizave për Kosovën, raporton EO.

“Për aq kohë sa nuk do të ketë përafrim të Kosovës dhe Serbisë në procesin e negocimit që po zhvillohet në Bruksel, dhe pavarësisht performancës së mirë që Kosova mund të ketë në proceset e zhvillimit të saj të brendshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdoj të besojë akoma që BE-ja nuk do të procedojë me liberalizim të vizave për Kosovën”.

Ai tutje ka shtuar se zhvillimi ekonomik, i shtetit ligjor dhe së drejtës  janë objektiva të cilat duhet të jenë paralelisht me procesin e integrimit në BE.

“Si Bashkim Evropian përmes liberalizimit të vizave përkatësisht mosliberalizimit të tyre ka treguar një qasje kundërshtues ndaj Kosovës dhe si e tillë e ka humb besueshmërinë  se si institucion do të mund të ishin garantues të një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Zhvillimi ekonomik, zhvillimi i shtetit ligjor dhe së drejtës  janë objektiva të cilat duhet të jenë paralelisht me procesin e integrimit në BE”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate