Gjatë mbrëmjes së të martës, një autobus me mërgimtar që po udhëtonte nga Kosova për në Austri është rrokullisur në territorin e Serbisë, saktësisht afër Kurshevacit, shkruan Gazeta Metro.
Mësohet se aksidenti i autobusit nga Kosova që ishte plotë me mërgimtar dhe që destinacion kishte Austrinë, ka ndodhur në afërsi të Krushevacit në Serbi.
Por sipas informatave të para thuhet se nuk ka viktima, por vetëm të lënduar.
Një mërgimtar që nuk ka dashur ta tregoj identitetin, ka thënë se në momentin kur autobusi ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, udhëtarët ishin në gjumë, dhe se rruga nuk ishte e pastruar fare.
Ai gjithashtu ka theksuar se shumica e pasagjerëve janë lënduar por jo me lëndime të rënda fatmirësisht.
“Kemi qenë duke fjetur, kemi qenë të gjithë të lënduar lehtë, me thyerje të gjymtyrëve. Mbi dhjetë person janë me lëndime me të mëdha ndërsa menjëherë kanë mbërritur ndihma e shpejt dhe organet e rendit”, tha për klan k, mërgimtari që ishte në autobusin e aksidentuar./gazetametro.net