8/1/2025 1:59:28 PM

Qerkini: Specialja u vonua për ta liruar Veselin për varrimin e nënës, ai s’bëri shkelje në vizitat e mëhershme

Duhet të lexoni

Avokati Artan Qerkini ka folur për vizitën e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në Kosovë pas vdekjes së nënës së tij.

Qerkini në dpt të Fidani në T7 ka thënë se Gjykata Speciale u vonua për ta liruar Veselin që të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij.

“Pjesëmarrja e një personi që ndodhet në paraburgim në ceremoni të varrimit dhe ato ceremonitë tjera pas varrimit, është e karakterit humanitar. Konsideroj se Gjykata është vonuar me apo pa qëllim, sepse nuk ka pasur asnjë arsye që të mos ia mundësojë pjesëmarrjen në vetë ceremoninë e varrimit, aq më parë nëse merret parasysh fakti që zotri Veseli është liruar edhe më parë për shkaqe humanitare dhe atë dy herë. Hera e parë ka qenë kur prindi i tij ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, edhe poashtu i është lejuar të marrë pjesë në ceremonitë pas varrimit të babait të tij”, tha ai.

Ai konsideron se Gjykata Speciale nuk ka pasur asnjë arsye që të mos e lironte më herët, duke pasur parasysh se Veseli ishte liruar edhe dy herë të tjera për vizitë në Kosovë, dhe nuk kishte bërë asnjë shkelje.

“Poashtu duhet theksuar se zotri Veseli gjatë dy vizitave të para nuk kishte bërë asnjë shkelje edhe pse ishte vendosur në pozitë shumë të vështirë nga aspekti njerëzor, sepse ka qenë i përcjellur vazhdimisht nga forca të shumta të sigurisë dhe ato i ka përballuar vetëm që të jetë pranë famijles në ato momente të dhimbshme dhe të vështira për familjen e tij”, tha Qerkini.

Qerkini theksoi se Specialja e kishte rrugën të trasuar se si të veprojë në raport me Veselin kësaj here.

“Gjykata Speciale e ka pasur rrugën e trasuar se si të veprojë në raport me zotrin Veseli. Prandaj konsideroj se Gjykata Speciale duhet që më me kujdes dhe seriozitet ti trajtojë këto raste”, shtoi ai.

Emisonin e plotë mund ta shihni KËTU.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate