Armando Broja e filloi 2022 aty ku la 2021. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e tretë në fitoren 4-1 të Southampton ndaj Brentford, e vlefshme për javën e prapambetur të 18-të të Premier League.
Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt nga Bednarek, ndërsa Janlet barazoi për miqtë. Një autogol i portierit Fernandez riktheu Southampton në avantazh në pjesën e parë.
Në të dytën, Broja dhe Adams vulosën rezultatin.