8/3/2025 10:07:27 AM

Lirohet nga burgu në Ekuador Dritan Rexhepi, bossi i trafikut të kokainës! Ishte shpallur në kërkim nga 3 shtete

Duhet të lexoni

Dritan Rexhepi i cilësuar si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, me kërkesa ekstradimi nga tre shtete të ndryshme ndodhet prej pak javësh në liri.

Lajmi është bërë ii ditur nga burime për FaxNews, teksa theksohet gjithashtu se ai prej vitit 2020 ka përfunduar dënimin, ndërsa ka vijuar vazhdimisht betejën e tij për pafajësi, por i kufizohet liria për shkak të frikës së arratisjes pasi rezulton në kërkim nga të paktën 3 shtete.

Informacionet e deritanishme konfirmojne se Rexhepi  lirinë e ka fituar me kusht për të mos dalë nga Ekuadori, ku prej javësh paraqitet pranë autoriteteve dhe mbahet në vëzhgim prej tyre.

Nga ana tjetër shtohet se autoritetet shqiptare bënë me dije se kanë nisur verifikimet. Disa kohë më parë, u realizua një hetim rreth tij për të gjetur në ngarkim të narkotrafikantit sende apo pasuri të paligjshme, por nga ky hetim ka patur pothuajse zero produktivitet. Rexhepi, ka tentuar dhe nuk i ka ndalur përpjekjet për të dhënë llogari për akuzat para autoriteteve shqiptare, me të cilat pretendon pafajësinë, ndërsa momentalisht e ka të ndaluar të dalë nga Ekuadori.

Më 23 dhjetor, të vitit 2019 një gjykatës i Garancive Penitenciale në Ekuador kishte refuzuar kërkesën për lirimin e parakohshëm të tij, mbi të cilin rëndojnë tre urdhër-arreste nga Interpol dhe kërkohet nga tre vende evropiane për krime të ndryshme, kryesisht të trafikimit të drogërave të forta. Ai ndodhej në burgun Latacunga në Ekuador, 110 kilometra nga kryeqyteti Quito.

Kujtojmë se Rexhepi u arrestua në qershor të vitit 2014, në Guayaquil, ndërsa ishte bërë hija e autoriteteve si personazhi me tre identitete. Rexhepi ishte regjistruar me emrat Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar). Më 10 prill 2015, shqiptari më i famshëm në Ekuador por jo vetëm, dënohet me 13 vite burg dhe fillimisht nisi vuajtjen e dënimit në Guayaquil, por që nga 2017 është transferuar në Latacunga.

Për shqiptarin ka tre ‘alarme të kuqe’ nga Interpol, pasi ai ka tre arratisje të regjistruara: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.

Dritan Rexhepi rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Por pavarësisht këtij dënimi, është arritur të mësohet se në vitin 2013 ka hyrë në territorin shqiptar me emrin Lulzim Murataj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate