10/30/2025 8:42:02 PM

Policia e Kosovës i merr seriozisht deklarimet e Ambasadës amerikane, zotohet për ruajtje të partneritetin me SHBA-të

Duhet të lexoni

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka siguruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbeten partner strategjik të saj, për sa kohë që i “merr me shqetësim dhe është e gatshme të procedojë gjithçka që është e nevojshme që keqkuptimet e mundshme të eliminohen dhe të ruhet partneriteti i jashtëzakonshëm”, me këtë shtet.

Ky qendrim është shprehur rreth një muaj pas lëshimit të një deklarate publike nga Ambasada amerikane në Prishtinë, në të cilën ndër tjera përmendej “instrumentalizimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës nga ana e qeverisë”.

“PK-ja deklarimet e Ambasadës Amerikane që ndërlidhen me fushën e sigurisë dhe institucionin e PK-së, i merr me shumë seriozitet dhe mban komunikim të vazhdueshëm me ta, për të sqaruar gjithçka që mund të  ketë sjellë deri tek ky perceptim edhe konstatim për PK-në” – thuhet në komunikatën e Policisë, të lëshuar më 29.09.2024.

Policia e Kosovës ka shtuar se ShBA-të kanë realizuar mbi 250 trajnime për mbi 2 mijë e 300 pjesëmarrës nga policia, për gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024.

Prandaj, ajo e ka quajtur Ambasadën amerikane si një nga përkrahësit dhe parterët kyç në ofrimin e trajnimeve brenda Policisë së Kosovës por edhe të dërgimit të zyrtarëve për trajnim jashtë vendit.

Policia thotë se vazhdon të ketë bashkëpunim dhe raporte të jashtëzakonshme me SHBA-të dhe  Ambasadën Amerikane, që përveç se me trajnime e ekspertizë, kanë investuar edhe me pajisje logjistike e të teknologjisë.

Madje, sipas komunikatës, Policia ka nominuar zyrtarët e saj për pjesëmarrje në trajnime në ShBA edhe gjatë kësaj jave.

“Trajnimet e ofruara nga SHBA-ja kryesisht janë realizuar nga agjencionet si; OPDAT, ICITAP, DEA, ILEA, FBI, QENDRA GEORGE MARSHALL, ATA, KFOR-i-në Amerikan, etj, trajnime këto në të cilat kanë qenë të përfshira edhe njësitet speciale të PK-se, ku në vitin 2024 ka pasur rritje të trajnimeve të ofruara nga SHBA-ja për këto njësi. Me kërkesë të SHBA-së për pjesëmarrje në trajnime në SHBA, PK-ja në vazhdimësi por edhe tani  këtë javë ka nominuar zyrtarët e saj për pjesëmarrje në trajnime në SHBA”, ka shpjeguar PK-ja.

Ambasada Amerikane ka deklaruar më 30.08.2024, pas operacionit për mbylljen e komunave paralele ilegale në veri të vendit, se instrumentalizimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës nga ana e Qeverisë për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet e Kosovës që të „vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”.

Me këtë rast, kjo ambasadë pati paralajmëruar se “veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vartësit e saj”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate