10/31/2025 1:27:31 AM

U përjashtua nga grumbullimi, Zhegrova: Vendimi nuk u mor nga trajneri, por nga FFK-ja

Duhet të lexoni

Sulmuesi Edon Zhegrova, ka folur për herë të parë, pas përjashtimit nga grumbullimi i Kosovës, në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Zhegrova tha se vendimi nuk u mor nga trajneri, por nga Federata e Futbollit të Kosovës. Sipas tij, lajmet se kishte qenë në lokal nate, ishin të rreme, pasi arsyeja ishte vonesa në mbledhjen e ekipit.

“Nuk ishte trajneri ai që e mori vendimin, por ishte Federata. Kjo ishte arsyeja që më nervozoi. Janë disa njerëz që nuk të duan dhe flasin keq për ty. E njoh veten sesa profesionist jam. Pashë lajme që thanë se kam shkuar në lokal nate. Unë nuk jam ky. Nëse do të kishte ndodhur, do të kishin dalë foto ose video. Kanë qenë lajme të rreme. Gjëja më e keqe është se vendimin nuk e mori trajneri, por e mori FFK-ja. Unë u vonova pak. Mendoj se nëse vonohesh në mbledhje, vendimin e merr trajneri dhe jo Federata. Megjithatë tani ka kaluar dhe nuk ka rëndësi për mua.”, deklaroi Zhegrova.

Përjashtimi i Zhegrovës, së bashku me Muric dhe Muslijën, erdhi pas ndeshjen me Rumaninë, ku Kosova u mposht 3-0 në shtëpi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate