11/14/2025 1:03:45 PM

Humbje peshe me yndyrna? Si funksionon?

Duhet të lexoni

Regjimet ushqimore me përmbajtje të lartë yndyre kanë fituar popullaritet të madh, sidomos mes atletëve dhe individëve të angazhuar në aktivitete fizike. Ata argumentojnë se djegia e depozitave të yndyrës në trup mund të arrihet përmes konsumimit të yndyrave, një koncept që ka ngritur pyetje mbi shëndetin dhe efektivitetin e këtyre dietave.

Për shumë njerëz, synimi për të humbur peshë shpesh lidhet me shmangien e yndyrnave. Produktet me pak yndyrë janë bërë zgjedhja e preferuar, duke përfshirë shmangien e gjalpit, arrorëve dhe ushqimeve të tjera të pasura me yndyrna. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se yndyrat dietike janë esenciale për funksionimin e organizmit. Ato ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, mbajnë temperaturën e trupit, dhe janë të nevojshme për prodhimin e hormoneve dhe energjisë.

Sipas një studimi të botuar në “The American Journal of Clinical Nutrition”, yndyrnat mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura janë të lidhura me përfitime shëndetësore, përfshirë uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Nga ana tjetër, yndyrnat trans dhe ato të përpunuara janë të dëmshme, pasi rrisin kolesterolin e keq dhe nxisin inflamacionin.

Një regjim ushqimor që përfshin yndyrnat e shëndetshme mund të ndihmojë në humbjen e peshës në disa mënyra. Këto yndyrna promovojnë ndjesinë e ngopjes, duke rritur kontrollin mbi ushqyerjen. Një shembull i shkëlqyer është avokado, një frut që përmban si fibra ashtu edhe yndyrna të shëndetshme. Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Californisë, ata që konsumonin avokado në mëngjes ndiheshin më të ngopur dhe konsumonin më pak kalori gjatë ditës.

Një tjetër studim, i publikuar në “Nutrition Journal”, ka treguar se konsumimi i vajit të ullirit, një tjetër burim i yndyrnave të shëndetshme, mund të ndihmojë në reduktimin e ndjenjës së urisë dhe të përmirësojë procesin e humbjes në peshë.

Në vend që të friksohemi nga yndyrnat, është koha që të rishikojmë perceptimet tona dhe të përfshijmë yndyrna të shëndetshme në dietën tonë. Të konsumuar me moderim, këto yndyrna jo vetëm që mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, por gjithashtu kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm. Pra, për ata që kërkojnë të humbasin peshë, yndyrnat e shëndetshme si avokado dhe vaji i ullirit mund të jenë aleatë të çmuar në këtë proces./Top Albania Radio


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate