11/14/2025 2:54:46 PM

24-vjeçarja që po ndihmon Mercedes dhe Porsche të shesin makina dhe të punësojnë Gen Z

Duhet të lexoni

Për dekada të tëra, kur prodhuesit gjermanë të automobilave donin të promovonin dhe shisnin makinat e tyre sportive me blerësit për herë të parë, ata kontraktonin qindra profesionistët e marketingut ose, me pak fjalë, një agjenci reklamash me emër të madh. Këtë vit, ata kanë filluar të kërkojnë një 24-vjeçare të quajtur Yaël Meier.

Ajo drejton Zeam, një konsulencë zvicerane që po ndihmon Porsche-n, Mercedes-Benz-in dhe Volkswagen-in t’i shesin makina ose të punësojnë Gjeneratën Z.

Gen Z është një brez që po formësohet nga përdorimi pothuajse i vazhdueshëm i mediave sociale, ankthin mbi ndryshimet klimatike, një mosbesim i thellë ndaj marketingut tradicional – dhe është një vrimë e zezë për gjigantët e industrisë gjermane.

Të fitojnë zemrën e Gen Z është thelbësore për prodhuesit e vjetër të automjeteve, pasi rivalët e tyre të teknologjisë, duke përfshirë Tesla-n dhe BYD të Kinës, synojnë tregjet vendase.

Prodhuesit gjermanë, pas një rezistence të gjatë ndaj kalimit te bateritë, po luftojnë me rënien e konkurrencës dhe nuk kanë ofruar ende makina elektrike të përballueshme që u shërbejnë blerësve më të rinj në moshë. Ndërsa kompani si Porsche dhe Mercedes-Benz kanë pasur njëfarë suksesi në platformat e mediave sociale të favorizuara nga Gen Z, si TikTok, prodhuesit e automjeteve duhet të qëndrojnë proaktive për të pasur vëmendjen e Zoomers (Gen Z), tha Meier.

“Shumë marka makinash luftojnë për të kapur klientë të rinj,” tha ajo. “Një kompani që nuk është e pranishme në kanalet tona sociale nuk është fare e pranishme për ne.”

Këshilltarët gjithashtu informuan menaxherët në Mercedes-Benz dhe Porsche se si të rekrutojnë me sukses punonjësit e Gen Z.

Dështimi për të bindur Zoomers mund të ketë pasoja reale. Problemi është se Gen Z do të jenë edhe blerësit e ardhshëm dhe nëse nuk e preferojnë një markë sot, nuk dot ta preferojnë as nesër.

Një pjesë e madhe e problemit është se Gen Z është i vështirë për t’u kuptuar. Ata janë më të hapur ndaj ndarjes së makinave me shokët sesa prindërit e tyre dhe shpesh përdorin forma të shumta transporti, duke përfshirë trenat dhe transportin publik. Megjithatë, ata mbeten të etur për të zotëruar një makinë personale.

Modelet e reja i gjurmojnë në rrjete sociale dhe preferojnë që marrëveshjet e blerjes t’i bëjnë personalisht.

Porsche tha se po bëhet kreative për të fituar blerësit e rinj, duke përfshirë organizimin e ngjarjeve kulturore dhe krijimin e partneriteteve me artistë të tillë si Dua Lipa.

Është e njëjta vështirësi edhe kur përpiqesh të bindësh Gen Z të punojë për një nga prodhuesit gjermanë të makinave, ku postet kryesore ende dominohen nga burrat e bardhë.

Ndërsa prodhuesit duke përfshirë Porsche janë zotuar të rrisin numrin e grave në menaxhim, asnjë prodhues i vetëm gjerman i automjeteve nuk ka pasur ndonjëherë një CEO femër. Kjo jo vetëm që frenon Gen Z të punojë për këto kompani, por gjithashtu pakëson kontributin e grave në industri.

Kur Karl Benz shpiku makinën në 1886, ishte gruaja e tij Bertha ajo që ndihmoi për ta bërë atë një sukses.

Meier dhe Dietrich iu bashkuan një reparti të menaxhmentit të lartë të Porsche vitin e kaluar në Franciacorta, Itali, ku ata prezantuan mendimin e tyre për punësimin e Gen Z.

Disa muaj më vonë, Meier mori 19 punonjëse të teknologjisë për të vizituar Porsche në Shtutgart, Gjermani, për të folur me menaxherët dhe për t’u takuar me vajza të reja që tashmë punonin atje. Shumica prej tyre iu bashkuan Porsche për një stazh.

“Ne kemi nevojë për më shumë modele grash në industrinë e makinave,” tha Meier. “Në këtë mënyrë, të rejat mund të shohin se deri ku mund të arrijnë./Tirana Post


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate