9/10/2025 1:20:29 PM

Kurti mburret me rritje ekonomike në tri vjet qeverisje: Punësimi është më i lartë se çka qenë ndonjëherë

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qeverisjes së tij janë punësuar dyfishi i të rinjve në tregun e punës.

Kurti po ashtu bën të ditur se 1.2 miliard euro gjatë këtyre tri vjetëve u janë shpërndarë qytetarëve dhe bizneseve përmes masave të ndryshme, thotë se borxhi i faturave të papaguara nga qeveritë e mëparshme për mallra dhe shërbime është ulur, qarkullimi i biznese është rritur në 59 për qind.

Më tutje ai shton se edhe Bruto Produkti Vendor është rritur për 3 miliardë euro.

LEXO EDHE 

Për këto arritje, kryeministri tha se janë krenarë e ballëhapur.

“Punësimi është më i lartë se çka qenë ndonjëherë. Ka dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës se kur e morëm detyrën. Afër 10 mijë të rinj mes moshës 18-29 vjeç janë punësuar përmes platformës qeveritare Superpuna. Mbi 12 mijë gra janë punësuar përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte. Eksportet dhe Investimet e Huaja Direkte janë dyfishuar”, shkroi Kurti në Facebook.

“Në tri vjet qeverisje rishpërndamë rreth 1.2 miliard euro te qytetarët dhe bizneset përmes masave të shumta, pa krijuar borxhe të reja. Kemi pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajonin e Ballkanit për qytetarë në ballafaqim me inflacionin dhe krizën energjetike, si përqindje e Bruto Produktit Vendor sipas Raportit të Bankës Botërore. Shpenzimet kapitale në vitin e kaluar shënuan vlerë rekord prej 555 milionë euro të ekzekutuara. Ndërkohë që borxhin publik e kemi në nivelin më të ulët në Evropë”.

“Në vitin 2020 faturat e papaguara nga qeveritë e kaluara për mallra dhe shërbime që kanë marrë nga bizneset kanë qenë në vlerë prej 140 milionë euro. Në fund të vitit të kaluar ky borxh është ulur në vetëm 33 milionë. Qarkullimi i bizneseve në vitin 2023 ishte për 58% më i lartë se ai në vitin 2019, vit parapandemik”.

Bruto Produkti Vendor ka arritur vlerën 9.6 miliardë euro, nga 6.7 miliardë euro sa ishte kur morëm qeverisjen nën drejtim – pra 3 miliardë euro më shumë për tri vjet qeverisje, me deficit minimal. Qeverive në të kaluarën u duhej tri vjet kohë për t’ia shtuar 1 miliard euro ekonomisë, dhe atë përmes borxheve dhe shfrytëzimit të fondeve të mbledhura nga privatizimi”.

“Për këto e më shumë, jemi krenar dhe ballëhapur. Tre vjet pas, entuziazmi i qytetarëve për qeverinë tonë është vullneti ynë për të shërbyer. Besimi i tyre për qeverinë tonë është vlerësimi më i lartë për punën e deritanishme dhe frymëzimi për punën që vazhdon”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate