2/27/2026 10:54:12 AM

Përmendet edhe Kosova, mediat kolumbiane: Krimi i organizuar shqiptar po lë gjurmë në Ekuador

Duhet të lexoni

Mediat në Kolumbi kanë ngritur alarmin për shkak të rrezikut nga krimi i organizuar ku një rol duket se luajnë edhe bandat shqiptare.


“Asnjë dritë nuk shihet në fundin e spirales së dhunës në Ekuador”. Kështu nis artikulli i medias vendase e cila thekson se prania e sasive të mëdha të kokainës nënkupton më shumë para dhe më shumë armë për bandat. Nga ana tjetër qeveria e fokusuar në kontrollin e pandemisë së COVID nuk ka arritur të përmbajë përshkallëzimin e konflikteve veçanërisht në sistemimin e mbipopulluar të burgjeve.

Ashtu si në Kolumbi dhe Venezuelë, gjurma e krimit të organizuar në Ekuador mbetet e vështirë të përcaktohet. Më muajin mars disa agjentë të ushtrisë folën për 13 grupe kriminale përgjatë kufirit që kanë lidhje me krimin e organizuar në Meksikë por nuk dhanë detaje në lidhje me këtë skemë.

Arturo Torresh një gazetar vendas me përvojë të gjerë që mbulon kronikën në Ekuador thekson se kjo nuk është asgjë e re.

“Hetimet e policisë nuk kanë demonstruar përfundimisht se si funksionojnë marrëdhëniet mes bandave në Ekuador dhe karteleve meksikane” tha Torres, duke shtuar se policia është fokusuar aq shumë në konfiskimet e drogës, saqë hetimet afatgjata për zbërthimin e bandave duket se kanë mbetur mbrapa.

Lidhjet ndërkombëtare shtrihen përtej Meksikës. Krimi i organizuar shqiptar ka lënë gjurmët e tij në situatën e krijuar në Ekuador ashtu si trafikantët e drogës nga vendet e tjera të Ballkanit, si Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Ndrangheta italiane ka prezencën e saj për shkak se monitoron dërgesat kundër konfiskimeve në Guayaquil, edhe pse ndoshta në një masë më të vogël se lidhjet në portin e Santos në Brazil.

Disa ekspertë thonë se kjo nuk është e re. “Dhuna në Ekuador nuk është e padëgjuar. Kemi pasur një kulm të kësaj situate në fillim të viteve 2000 kur kishte një shkallë të gjerë vrasjesh. Në atë kohë ne folëm për disa banda që operonin në qytete të ndryshme”, shprehet Carla Álvarez, një eksperte për krimin dhe sigurinë në Institutin për Studime të Larta Kombëtare (IAEN) në Ekuador.

Artikulli i plotë: Kliko KËTU


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate