2/27/2026 9:15:08 AM

Hajnat e bëjnë ‘qyl’ shtëpinë e këngëtares Adelina Berisha, vjedhin mijëra euro e stoli ari

Duhet të lexoni

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, banesat e shtëpitë e këngëtarëve kosovarë, të cilët jo rrallëherë i publikojnë ato në rrjete sociale, shkruan Gazeta Sinjali. Një rast i vjedhjes së rëndë u krye edhe në shtëpinë e këngëtares, Adelina Berisha. Sinjali ka mësuar se çka u vodh në shtëpinë e saj dhe ju sjell detajet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit,

Hajnat arritën të hyjnë në shtëpinë e këngëtares Adelina dhe të vjedhin para e stoli ari. Rastin e vjedhjes e denoncoi artistja në Polici, ku edhe kanë dhënë deklaratën e saj për këtë rast.

Të njëjtat burime nga Prokuroria kanë njoftuar se nga shtëpia e saj u vodhën 7 mijë euro, 3 mijë dollarë, si dhe stoli të arit, vlera e të cilave nuk dihet.

Pas deklaratës së dhënë para hetuesve, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që ky rast të iniciohet si “vjedhje e rëndë” dhe të nisin hetimet për kapjen e të dyshuarve.

Kujtojmë se më parë, saktësisht në vitin 2016, këngëtares Adelina Berishës i  është djegur vetura, ku një person kishte thyer xhamin e veturës me gurë dhe kishte hedhur benzinë.

/GazetaSinjali/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate