9/14/2025 9:54:55 PM

Mbrojtësi i njohur e pranon: Në Arabi futbollistë janë të pakënaqur

Duhet të lexoni

Arabia Saudite po dëshiron të konkurrojë me ligat më të mira të futbollit përmes ofertave ekonomike që janë të paarritshme për ekipet evropiane.

Verën e kaluar, shumë lojtarë u tunduan dhe ranë dakord të fillonin një aventurë të re futbolli në klube të ndryshme saudite.

Mes tyre, Aymeric Laporte, i cili u largua nga Manchester City pasi fitoi “tripletën” historike për të nënshkruar me Al Nassr. Tani, pas gjysmë viti në Arabinë Saudite, spanjolli ka zbuluar në një intervistë për “AS” se si po shkon qëndrimi i tij në një ligë kaq të ndryshme.

“Nuk na kanë dhënë shumë lehtësira. Në fakt, ka shumë lojtarë që janë të pakënaqur, por çdo ditë po punojmë për këtë, duke negociuar si të thuash, dhe të shohim nëse do të përmirësohet pak sepse kjo është diçka e re edhe për ta, duke pasur lojtarë evropianë që tashmë kanë një histori të gjatë. Ndoshta nuk janë mësuar me këtë dhe duhet të përshtaten me pak më shumë seriozitet”, theksoi ish-lojtari i City-t.

Laporte shtoi se në futbollin saudit “ata e marrin gjithçka lehtë. Ultimatumi që mund t’u japësh nuk ka rëndësi për ta. Dua të them, ata me të vërtetë bëjnë si u pëlqen. Ju negocioni diçka dhe pastaj ata nuk e pranojnë pasi ta keni nënshkruar. Ata ju luftojnë… Është një lloj zhgënjimi që nuk e di, në Europë… Sigurisht, të ofrojnë diçka në një aspekt dhe ta heqin në një aspepkt tjetër,” deklaroi Laporte


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate