9/14/2025 7:30:33 PM

Borell me akuza të hapura ndaj Izraelit: Financuat Hamasin për ta dobësuar Autoritetin Palestinez

Duhet të lexoni

Kryediplomati i BE-së Josep Borrell të premten ka akuzuar hapur Izraelin se kishte financuar grupin militant palestinez të Hamasit. Siç citohet nga prestigjiozja spanjolle “El Pais”, Borell ka thënë se një gjë të tillë Izraeli e ka bërë për ta dobësuar Autoritetin Palestinez, shkruan Politico, trasnmeton Express.

“Hamasi u financua nga qeveria izraelite në një përpjekje për të dobësuar Autoritetin Palestinez”, citohet të ketë thënë Borrell nga gazeta spanjolle El País.

Këto deklarime Borrell i ka bërë derisa po fliste në Universitetin e Valladolidit të Spanjës, ku politikanit spanjoll iu dha një doktoratë nderi.

Në fjalimin e tij të premten, Borrell – i cili është përgjegjës për politikën e jashtme të BE-së – theksoi gjithashtu se krijimi i një shteti palestinez është i nevojshëm për të zgjidhur konfliktin në vazhdim.

“E vetmja zgjidhje është krijimi i dy shteteve që ndajnë tokën për të cilën ata kanë vdekur për 100 vjet”, citohet të ketë thënë Borrell. Ai shtoi se një zgjidhje e tillë duhet të “imponohet nga jashtë”.

Ndërkohë përgjigja e Izraelit ndaj deklarimeve të Borell ka qenë e ashpër, duke mohuar akuzat.

“Zoti. Borrell e ka gabim. Larg përpjekjes për të forcuar Hamasin, siç pretendoi shefi i politikës së jashtme të BE-së, kryeministri Benjamin Netanyahu goditi fort Hamasin në tre operacione ushtarake në shkallë të gjerë; në 2012, 2014 dhe 2021”, tha në një deklaratë Ophir Falk, këshilltari kryesor i Netanyahut për politikën e jashtme.

 “Pas masakrës së 7 tetorit të mbi 1000 izraelitëve dhe mbi 250 pengjeve, kabineti i luftës i zotit Netanyahu udhëzoi ushtrinë izraelite të shkatërronte Hamasin”, ka shtuar ai./Express/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate