5/1/2025 3:23:26 PM

Për çdo preferencë, lista e filmave që publikohen në 2024

Duhet të lexoni

Ndoshta nuk është larguar ende shija e filmave të publikuar në 2023, por prodhimet e reja të 2024 janë rrugës. Histori si “Deadpool” vijojnë të rriten, rrëfimet prolog si “Mufasa” po përgatiten dhe priten pjesët e reja të “Inside Out”, “Gladiator” dhe “Twister” ndërsa nuk do të mungojnë as filmat e rinj. Më poshtë gjeni disa prej filmave që do të shfaqen në kinema në 2024.

Mean Girls – 12 janar.

Komedia e famshme e adoleshentëve rikthehet pas 20 vitesh! I bazuar në musical-in e Broadway, filmi është prodhuar nga Tina Fey dhe yje si Reneé Rapp, Auli’i Cravalho dhe Angourie Rice do të jenë në rolet  e Regina George, Cady Heron dhe Aaron Samuels.

The Book of Clarence – 12 janar

Jay-Z është producenti i kësaj komedie biblike epike. Clarence është një burrë që kërkon të njëjtën lavdi dhe famë si Jezusi. Por kërkimi i tij i dëshpëruar për madhështinë e çon drejt një rruge plot dilema.

Argylle – 2 shkurt

Debutimi i Dua Lipës në aktrim do të jetë në një aksion-komedi. Gjërat nisin të dalin jashtë kontrollit kur Elly mëson se ngjarjet në librin e saj po parashikojnë aktivitetin e spiunazhit në jetën e vërtetë dhe disa njerëz po e kërkojnë. Disi, një mace brenda një çante shpine lidhet me gjithë këtë.

Lisa Frankenstein – 9 shkurt

Ajo ishte një vajzë.Ai ishte një kufomë. Kathryn Newton luan rolin e një gjimnazisteje që rikthen në jetë djalin që pëlqen (Cole Sprouse) në një histori dashurie të viteve ’80.

Bob Marley, One Love – 14 shkurt

Filmi është një biografi e jetës dhe karrierës së ikonës së muzikës reggae, përfshirë koncertin One Love Peace që ai mbajti në Xhamajkë pasi i shpëtoi një tentative vrasjeje. Djali i tij, Ziggy Marley i cili është një nga producentët e filmit u shpreh se “ky mesazh bashkimi dhe dashurie është më urgjent se kurrë”.

Madame Web – 16 shkurt

Dakota Johnson është në rolin e një ndihmës mjekeje në Manhattan, Cassandra Webb. Vizionet e saj të mistershme për të ardhmen e lidhin me tre vajza të reja që do të jenë versione të ndryshme të Vajzës-Merimangë. Njëkohësisht, ato ndiqen nga një antagonist i rrezikshëm që ishte në Amazonë me nënën e Cassandra, duke bërë kërkime për merimangat përpara se ajo të vdiste.

This Is Me Now… The Film – 16 shkurt

Albumi i Jennifer Lopez vjen me një film që jo vetëm do të ketë këngët e saj të paraqitura vizualisht, por edhe një “këndvështrim të jetës së saj dashurore që është parë deri në detaj”.

The Fall Guy – 1 mars

Ryan Gosling luan rolin e një dublanti, Colt që zgjidhet si pjesë e kastit në një film me regji të ish-it të tij, Jody (Emily Blunt). Por kur aktori kryesor zhduket, Colt shkon ta kërkojë, të shpëtojë filmin dhe të rifitojë dashurinë e Jody.

Dune: Part Two – 15 mars

Timothée Chalamet, Rebecca Ferguson, Zendaya, Austin Butler dhe Florence Pugh bëhen së bashku në pjesën e dytë të historisë.

Challengers – 26 prill

Zendaya vjen në rolin e Tashi, një ish-yll tenisi i jep mësime bashkëshortit të saj. Gjërat ndërlikohen kur ai luan kundër ish- shokut të ngushtë dhe ish- të dashurit të saj. E kaluara e tyre e përbashkët në adoleshencë hyn në mes të fushës dhe jashtë saj.

Back to Black – 10  maj

Marisa Abela merr mbi supe peshën për të rikthyer Amy Winehouse dhe për këtë nuk i duhet vetëm peneli i zi. Drama përshkruan ngjitjen e Amy drejt famës, krijimin e albumit të saj “Back to Black” dhe marrëdhënien që e frymëzoi.

Inside Out 2 – 14 qershor

9 vite më vonë, Riley është një adoleshente që përballet me emocione të reja, përfshirë Ankthin. Të gjithë të tjerët, nga Lumturia te Frika janë ende aty por nuk i presin mirë ndjesitë e reja.

The Bikeriders – 21 qershor

Austin Butler, Jodie Comer, Tom Hardy dhe Norman Reedus janë Vandalët, një klub motoçiklistësh që e nisin nga asgjëja dhe kthehen në një bandë të frikshme.

Deadpool 3 – 26 korrik

Hugh Jackman rikthehet si Wolverine dhe bashkëpunon me Deadpool (Ryan Reynolds), por ka prapë: Jennifer Garner vjen në rolin e Elektra. Ekipi është treguar ‘zemërngushtë’ me detajet, por pritshmëritë janë të larta.

Beetlejuice 2 – 6 shtator

Jenna Ortega do të jetë në rolin kryesor të klasikut të vitit 1987 nga Tim Burton. Gjithashtu rikthehen edhe yjet e origjinalit: Michael Keaton, Winona Ryder dhe Catherine O’Hara.

Joker: Folie à Deux – 4 tetor

Lady Gaga ka marrë miratimin e Margot Robbie për të sjellë versionin e saj të Harley Quinn. Vazhdimi i filmit “Joker” të vitit 2018 rikthen Joaquin Phoenix. Nuk dihet asgjë rreth filmit, por disa burime thonë se ky do të jetë një musical.

Gladiator 2 – 22 nëntor

Perandoria jonë e re romake? Paul Mescal është protagonisti në këtë pjesë të re që do të luajë nipin e Commodus, Lucius Verus II. Regjisori Ridley Scott do të jetë në krye pas 20 vitesh nga filmi i parë dhe megjithëse Russell Crowe nuk do të jetë pjesë, kasti ka yje si Denzel Washington dhe Pedro Pascal.

Wicked: Part 1 – 27 nëntor

Ky musical i paraprin filmit “Magjistari i Ozit” dhe ndjek historinë e Shtrigës së Keqe të Lindjes dhe Shtrigës së Mirë Glinda gjatë kohës kur ishin shoqe dhome.

Mufasa: The Lion King – 20 dhjetor

Mufasa: The Lion King – 20 dhjetor

Historia e origjinës së babait të Simbës rrëfen fillimet e tij përkrah të vëllait, Scar


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate