1/14/2026 12:55:32 PM

Sonte nata finale e Festivalit të Këngës në RTK, 10 këngë synojnë trofeun

Duhet të lexoni

Në natën e dytë të Festivalit të Këngës juria profesionale i ka përzgjedhur dhjetë këngët finaliste, të cilat sonte synojnë të fitojnë trofeun e këtij festivali.

Finalen nga juria e siguruan: 

Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”

Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”

Angus Dei me “Një zemër për dy”

La Fazani me “Oj Kosovë”

Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”

Nita Latifi me “Marrëzi”

Neki Emra me “Heroi im”

Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet”

Saranda Alija me “Mendoj ku je”

Klea Dina me “Trenat”

E njëra nga këto këngë do të jetë fituese e edicionit historik të Festivalit të Këngës në RTK, në natën finale, e cila do të mbahet sonte në orën 21:00, raporton RTK Live.

Juria e edicionit të parë përbëhet nga kryetarja Alma Bektashi, anëtarja që vjen nga Suedia dhe ka përfaqësuar shtetin e saj në “Eurovision”, Ulja Sjostrom si dhe anëtarët e tjerë si kompozitori nga Tirana, Adi Hila, këngëtari Alban Nimani dhe artistja e arteve pamore, Zake Prelvukaj.

Shpërblimi për çmimin e parë do të jetë trofeu i punuar nga Arbenitë Shala e Zana Ramadani, e cila ka simbolikën e Kosovës që shkëlqen.

Gjithashtu fituesit apo fitueses do t’i jepet një dhuratë e rëndësishme, që është një medaljon me shqiponjën e flamurit shqiptar që ka 500 diamante.

Ndryshe nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK ka sjellë emocione të shumta për publikun e pranishëm dhe për teleshikuesit kudo në trojet shqiptare dhe në diasporë përmes transmetimit direkt në Radiotelevizionin e Kosovës, Radiotelevizionin Shqiptar dhe Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut në kanalin e dytë, por edhe përmes platformave online të RTK-së. Ndërkohë, 18 garuesit e këtij festivali riperformuan përplot emocion këngë pas kënge./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate