1/13/2026 11:37:34 PM

Njohësit thonë se deklarata e tre liderëve evropianë ndryshon qasjen e dialogut

Duhet të lexoni

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se deklarata e përbashkët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë do ta ndryshojë rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi. Ata theksojnë se për herë të parë, përveç Kosovës, edhe Serbisë do t’i kërkohen hapa konkretë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve. Kjo, sipas tyre, do ta balancojë këtë proces, që është vlerësuar se deri tash ka qenë asimetrik.

Deklarata e përbashkët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, me të cilën iu kërkua Kosovës themelimi i Asociacionit e Serbisë njohja de facto, do ta ndryshojë qasjen e dialogut dhe pozicionin e Kosovës në të, thonë njohës të çështjeve politike.

Akri Çipa ka theksuar se përfshirja direkte e tre liderëve në dialog dhe deklarata e tyre do ta adresojë asimetrinë brenda bisedimeve, për të cilën ka pasur vërejtje nga akterë të ndryshëm e edhe nga kryeministri kosovar.

“Përfaqësuesi i lartë Borell dhe ndërmjetësi Lajçak kanë qenë shumë me evazivë dhe e kanë pjesëzuar gjithë dialogun te çështja e asociacionit duke e vënë gjithë presionin ndaj Kosovës dhe duke mos kërkuar asnjë detyrim reciprok nga Serbia. Kjo ndryshon në qasjen e tre liderëve dhe tash mendoj se ndryshon pak edhe pozicioni i Kosovës në raport me dialogun”, ka deklaruar njohësi i çështjeve politike.

Ai ka thënë se me kërkesën për njohjen de facto, për herë të parë, Serbisë do t’i kërkohen hapa konkretë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Tash materializohen e zeza mbi të bardhë, çështjet dhe obligimet të cilat duhet t’i ndërmarrë Serbia. Fjala vjen, njohja de facto e Kosovës nga Beogradi, një koncept që është përfolur dhe është diskutuar nga zoti Kurti që e ka paraqitur atë si arritjen e marrëveshjes së Ohrit ose të udhërrëfyesit që doli nga ai diskutim, por që deri më sot nuk ka qenë e shkruar dhe e konkretizuar në mënyrën më të dukshme të mundshme”, ka thënë tutje ai.

Por analisti politik, Branislav Kërstiq, është skeptik se Serbia do t’i përmbahet kërkesës së Francës, Gjermanisë dhe Italisë për jetësimin e njohjes de facto.

Ai ka thënë se së paku deri në përfundim të zgjedhjeve në Serbi, që pritet të mbahen në dhjetor, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk do të bëjë lëvizje në atë drejtim.

“Ne e dimë që autoritetet ndërkombëtare me vite janë duke kërkuar nga Prishtina zyrtare kriteret, dhe krijimi i Asociacionit është kusht i parë. Në anën tjetër Serbia e ka obligim ta sigurojë pranimin de facto të shtetit Kosovës. Nga pozita e Beogradit zyrtar para se të kryhen zgjedhjet në dhjetor më duket që nuk do të kemi lëvizje në asnjë drejtim”, ka thënë ai.

Për pranimin e draftit të Asociacionit, kryeministri Kurti ka marrë kritika nga opozita kosovare.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate