1/13/2026 9:30:50 PM

Kurtit i kërkohet transparencë rreth draftit evropian për statutin e Asociacionit

Duhet të lexoni

Opozita i ka kërkuar transparencë kryeministrit Albin Kurti rreth përmbajtjes së draftit të statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Përfaqësues të subjekteve në opozitë i adresuan edhe kritika për gatishmërinë e shprehur në Bruksel për pranimin e tij

Përfaqësues të partive kryesore opozitare i kanë kërkuar transparencë kryeministrit Albin Kurti për përmbajtjen e draftit të statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të përfshirë në planin e ri evropian, që pesëshja euro-amerikane ua dorëzoi Kosovës e Serbisë më 21 tetor..

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje kryeministrit që këtë draft ta shpalosë në Kuvend, teksa i adresoi kritikë për gatishmërinë e shprehur në Bruksel për pranimin e tij.

“Tani, yjet politike janë përplot ironi. Ato, arkitektit të mashtrimit, dhunës e përplasjeve njëdekadëshe ndërshqiptare i përcaktojnë fatin e bërjes së Statutit të Asociacionit për serbët dhe kështu zhbërjes së kauzës jetësore të tij. Çfarë fati i trishtë politik. Fati i tillë megjithatë nuk ka fare rëndësi. Rëndësi ka të kuptojmë atë që duhej ta kuptonim një dekadë më parë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kritikë shprehu edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku.

“Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellë nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do të flasim prapë. Tani Albin, pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fshih”, është shprehur Çitaku.

Tek foli në konferencën ndërkombëtare për shkencë, teknologji, biznes e Inovacion, Kurti theksoi se liderët e mëdhenj i sakrifikojnë interesat e tyre për një kauzë më të madhe.

“Ajo që e bën një lider të madh, është gatishmëria për të sakrifikuar interesin e tij/saj për një kauzë më të madhe. Me fjalë të tjera, udhëheqësit e mëdhenj janë aq të përkushtuar ndaj parimeve të tyre dhe aq të vendosur për t'i mbrojtur ato parime në mënyrën më efektive të mundshme, saqë janë të gatshëm të dëmtojnë interesat e tyre personale për ta bërë këtë”, ka deklaruar Kurti.

E ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë opozitarë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se dakordimi i Kurtit për draftin përbën një të arritur të madhe, por të vonuar për Kosovën.

“Ajo që ka ndodhë të enjten është që Kurti edhe Kosova me Amerikën e evropianët me i zbatuar ato që ka ra dakord Kosova, mos me prit Serbinë, mos me u marr me Serbinë vetëm me u marrë me amerikanët dhe ta hapin kontratën në NATO. Pra kjo na intereson neve, kontrata për NATO”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar që megjithëse nuk e ka parë draftin, beson se ai e nënkupton një Asociacion në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. E Kurti, një ditë më parë ka theksuar se e respekton kërkesën e emisarëve për të mos folur rreth propozimit, tek ka shtuar se drafti e përmban dispozitën që parasheh kontroll nga Gjykata Kushtetuese.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate