12/22/2025 4:51:02 AM

Kurti: Deri në 2025 investimi në arsim dhe siguri kibernetike në Kosovë do të kalojë vlerën e 80 milionë euro

Duhet të lexoni

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ishte pjesëmarrës në hapjen e edicionit të 12-të të Festivalit të Teknologjisë “KosICT”, organizuar nga Shoqata e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK), me temën qendrore “Zbuloni kufijtë e rinj”.

Sipas një komunikate të zyrës së qeverisë, duke e cilësuar festivalin “KosICT” një dëshmi të rëndësisë së madhe që ka sektori i TIK-ut në vendin tonë, kryeministri Kurti në këtë hapje nënvizoi se digjitalizimi mbetet prioritet i lartë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Deri në fund të vitit 2025, investimet në e-qeverisje, e-shëndet, digjitalizim në arsim dhe siguri kibernetike në Kosovë do të kalojnë vlerën e 80 milionë euro. Në bazë të dokumenteve strategjike që kemi plotësuar, deri në vitin 2027 kjo shifër pritet të arrijë në 130 milionë euro”, tha kryeministri duke shtuar se këto investime përfaqësojnë përkushtimin tonë të palëkundur për të fuqizuar qytetarët dhe bizneset tona, për të nxitur inovacionin dhe për të siguruar që Kosova të kapërcejë në sferën e transformimit digjital.

Vetëm këtë javë, siç tha kryeministri, ne kemi qenë dëshmitarë të disa momenteve të jashtëzakonshme në rrugëtimin tonë drejt digjitalizimit, duke potencuar miratimin e Strategjisë së re të e-Qeverisjes 2023-2027, një nismë ambicioze që synon të transformojë ndjeshëm shërbimet tona publike, si dhe Strategjinë e re të Sigurisë Kibernetike 2023-2027, e cila trajton në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha aspektet e sigurisë kibernetike

Një arritje tjetër të rëndësishme shënon edhe miratimi nga Qeveria i programit 5-vjeçar me Bankën Botërore, i titulluar “Forcimi i qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”, i cili përfshin një kredi prej 18.5 milionë euro që do të financojë mbi 50% të aktiviteteve në planin 3-vjeçar të veprimit të Strategjisë sonë të re për E-Qeverisje.

Në këtë sektor premtues, një gurthemel tjetër jetik është edhe programi 5-vjeçar i USAID-it, “Aktiviteti për e-Qeverisje në Kosovë”, me buxhet prej 10.9 milionë dollar, përderisa Qeveria dje miratoi edhe listën e profesionistëve të TIK-ut dhe sigurisë kibernetike të cilët do të kategorizohen si ekspertë përgjegjës për sistemet qeveritare me rëndësi strategjike, si dhe inauguroi Parkun e Teknologjisë Digjitale në Bërnicë me një investim prej 1.2 milionë euro.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate