Me këngë nacionaliste sllave në sfond, një grup paramilitarë rus i veshur në rroba ushtarake dhe të maskuar, paralajmërojnë përkrahje për grupet kriminale serbe kundër Kosovës.
Përmes një videoje që po qarkullon në rrjetin social “TikTok” (profil.srb), e postuar para 20 orësh, ky grup paralajmëron mbështetje për grupet terroriste serbe kundër Republikës së Kosovës, raporton Arbresh.info.
Në këtë video ku shihet një grup prej gjashtë personash, ata thonë se janë duke monitoruar situatën në Kosovë dhe se janë të gatshëm për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste serbe.
Nëse është nevoja, ata thonë se janë të gatshëm t’u dalin në ndihmë grupeve serbe për të larguar siç thonë ata “të gjithë borxhlinjtë nga vendet tuaja”.
“Ne jemi këtu në vijën e frontit, po monitorojmë dhe përcjellim situatën në Kosovë. Ne i vajtojmë vëllezërit tanë serbë, jo heronjtë tanë të vdekur. Vëllezër, nxirreni frymën (çlirohuni). Ne jemi një popull. Ne jemi me ju. Shpresojmë që ju të dëboni të gjithë borxhlinjtë nga vendet tuaja. Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”, thuhet në videon e postuar.
Nëse është nevoja, ata thonë se janë të gatshëm t’u dalin në ndihmë grupeve serbe për të larguar siç thonë ata “të gjithë borxhlinjtë nga vendet tuaja”.
“Ne jemi këtu në vijën e frontit, po monitorojmë dhe përcjellim situatën në Kosovë. Ne i vajtojmë vëllezërit tanë serbë, jo heronjtë tanë të vdekur. Vëllezër, nxirreni frymën (çlirohuni). Ne jemi një popull. Ne jemi me ju. Shpresojmë që ju të dëboni të gjithë borxhlinjtë nga vendet tuaja. Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”, thuhet në videon e postuar
Madje, kjo faqe ka shkuar aq larg, sa ka kanë publikuar fotografinë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjatë një vizite në shtetin kroat ka vizituar kompaninë për prodhimin e armëve Karlovac në Kroaci, ku edhe kishte postuar një fotografi duke testuar armën.
Mbi këtë fotografi shkruan “Vjosa Osmani po përgatitet në Kroaci për aktivitetet e ardhshme terroriste në Kosovë”, duke e përcjell me një këngë në sfond, ku përdorën fjalët më të rënda./Arbresh.info