Pak ditë më parë, të gjithë u habitën kur vunë re se Dua Lipa kishte fshirë të gjitha postimet në profilin e saj në “Instagram”.
Por tani, këngëtarja me famë botërore është rikthyer sërish në këtë rrjet sociale.
“A ju mungova?”, shkruan artistja me origjinë shqiptare në postimin e parë të “rikthimit” teksa ka publikuar një foto të saj me flokë të kuqe.


Kujtojmë që fshirja e fotove nuk ka ende një shpjegim nga ylli i muzikës, por thuhet se ajo po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri.
Në gusht të këtij viti, Dua njoftoi për albumin e saj të tretë, i cili pritet të bëhet publik në vitin 2024. 28-vjeçarja ka lënë të kuptohet se ky album do të jetë më pak personal se të tjerët.